Koha për t’u regjistruar është tani!

by | 01.31.2017

Nxitoni të regjistroheni herët pasi oraret më të mira zihen gjithmonë të parat

20 vjet Qendra LincolnTë dashur miq,

deshëm t’ju kujtojmë se këtu në Qendrat Lincoln vijojnë përgatitjet për fillimin e kurseve të reja në shkurt.

Kurset e paradites 8:00-3:30PM janë me 20% ulje. Na kontaktoni!

 

Kurset e fëmijëve fillojnë me 8 shkurt

Kurset e fëmijëve janë të parat që po vijojnë të regjistrohen. Këtë vit, një nga risitë është edhe ofrimi i një kursi tërësisht të ri për fëmijët e moshave 5-7 vjeç titulluar Super SAFARI që do të ofrohet pranë qendrës tonë te Pazari i Ri, ndërsa te qendra jonë në Bllok do vijojë të ofrohet kursi tjetër mjaft i suksesshëm GrapeSEED. Listën e përditësuar të kurseve të fëmijëve mund ta gjeni këtu. Për çdo pyetje mos nguroni të na kontaktoni si dhe regjistrohuni në kohë për t’u siguruar që fëmija juaj futet në orarin më të përshtatshëm pasi klasat mbushen shpejt.

 

Kurset e studentëve & të rriturve fillojnë me 15 shkurt (në Tiranë & Shkodër)

Kurset e studentëve & të rriturve përfshijnë të gjitha nivelet e gjuhës angleze, si dhe gjermane. Ndërsa për studentët me interes janë veçanërisht kurset  për TOEFLT, iBT dhe IELTS si dhe ato përgatitore për provimin e 9-vjecares dhe Maturës Shtetërore. Gjithashtu janë me vlerë për t’u përmendur edhe kurset e bashkëbisedimit me profesorë amerikanë (converstation with American teachers).

Ndonëse këto kurse fillojnë pak më vonë, ju inkurajojmë të na kontaktoni për çdo pyetje që mund të keni që mos ta lini gjithçka për në moment të fundit. Ndërkohë, nëse jeni për herë të parë në Lincoln atëherë gjasat janë që do t’ju duhet të bëni edhe një Testim Paraprak për të caktuar nivelin tuaj gjuhësor. Këto lloj testimesh janë gjithmonë me pagesë, por ato do ofrohen falas gjatë datave 30 nëntor – 4 shkurt nga ora 9:00-15:00.

Kurset e profesionistëve

Pjesëmarrësit në kurset e Lincoln trajnohen të zgjidhin probleme aktuale dhe i përfundojnë kurset tona  me një plan të qartë veprimi. Pjesëmarrësit individualë largohen me një ndjesi autoriteti dhe me aftësi për të përmbushur kërkesat në role ekzekutive në një kompani të shekullit 21. Te ky link do mund të gjeni kalendarin e kurseve profesionale gjatë pranverës 2017.

 

Mos nguroni të na kontaktoni për çdo pyetje/sqarim të nevojshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *