Në Linkoln, ne i adhurojmë fëmijët. Ne e konsiderojmë privilegj t’i japim formë dhe t’i pajisim brezat e rinj në rrugën e suksesit. Përdorim metodat më frytdhënëse dhe të fundit për mësimdhënien, duke premtuar sukses për fëmijën tuaj. Ne ofrojmë një mjedis ku miqësia e tyre merr jetë.
Me një staf përkujdesës, dashamirës dhe energjik, fëmija juaj do të dëshirojë të vijë në klasë. Ju do të na falenderoni jo vetëm për mënyrën se si u mësojmë atyre anglisht, por edhe për mënyrën se si rriten të lumtur dhe me vetëbesim. Tani, ne ofrojmë programe për fëmijët e moshave 4-16 vjeç.
Shënim: Nëse dëshironi t’i shihni klasat tona para se të merrni një vendim, jeni gjithnjë të mirëpritur të sillni fëmijën tuaj për të ndjekur disa klasa pa asnjë detyrim.