Qendra Lincoln e filloi aktivitetin e saj në Shkodër në vitin 2015
Ne ndihemi krenarë që po vazhdojmë traditën tonë të nisur në Tiranë më 1997, në cilësi, përkujdesje ndaj studentëve tanë, si dhe përfshirjen e komunitetit.
Ne ofrojmë kurse për të gjitha nivelet e gjuhës angleze. Fëmijët, studentët dhe të rriturit mund të përfitojnë arritje akademike, mundësi zhvillimi në karrierë dhe përfshirje në komunitetin ndërkombëtar përmes aftësive komunikuese. Jemi këtu për studentët tanë!
Kurse anglisht për fëmijë
Moshat 5-7 vjeç
Super Safari 1-3
56 seanca / 3 herë në javë / 60 minuta
Ky program ka tri nivele. Secili prej tyre përmban histori të shkurtra argëtuese dhe këngë për t’ju mësuar fëmijëve gjuhën angleze. Aktivitetet dhe lojërat shërbejnë për të përforcuar të nxënin. Ilustrimet, historitë argëtuese, këngët dhe posterat do t’i zbavisin pa masë fëmijët. Krahas këtyre programi iu mëson fëmijëve vlerat e bashkëpunimit me fëmijë të tjerë, rrit vetëbesimin e tyre në aftësitë e të menduarit, i njeh ata jo vetëm me gjuhën e huaj por edhe me vlera shoqërore dhe aftësi që do t’ju duhen kur të hyjnë në shkollë. Disa veçori të tjera janë:
- Pasuron fjalorin me anë të përdorimit të shpeshtë të shprehjeve të zakonshme, dhe jo duke e mësuar përmendësh.
- Zhvillon shqiptimin duke dëgjuar e komunikuar.
- Nxit fëmijët të mësojnë nëpërmjet argëtimit
- Sjell në klasë botën e fëmijëve nëpërmjet personazheve dhe historive.
Moshat 8–10 vjeç
SUPER MINDS (0-3) – Niveli: fillestar+
45 seanca / 3 herë në javë / 80 minuta
Ky program zbavitës me katër nivele është i mbushur me aktivitete argëtuese për të mësuar anglishten. Që në fillim fëmijët tuaj do të jenë plotësisht të përfshirë në të menduarit për veten dhe të bëjnë gjëra në mënyrë të pavarur. Temat në këtë program do të inkurajojnë fëmijën tuaj të zbulojë botën rreth tij/saj duke e bërë mësimnxënien më kuptimplotë dhe të paharrueshme.
Moshat 10+ vjeç
Happy Trails – Niveli: Fillestar
45 seanca / 3 herë në javë / 80 minuta
Ndërthurja e kujdesshme e strukturave gramatikore, aftësive gjuhësore dhe fjalorit ndërton bazat e zhvillimit gjuhësor. Përmbajtja e këtij programi si edhe fotografitë mbresëlënëse zgjojnë dhe zhvillojnë fantazinë e fëmijëve gjatë udhëtimeve të personazheve simpatikë në vende të ndryshme të botës. Këto udhëtime së bashku me këngët, projektet e lojërat sjellin argëtim por edhe pasurim të fjalorit e shprehive gjuhësore.
MORE 1 –4 – Niveli: Elementar – Mesatar
56 seanca / 3 herë në javë / 80 minuta
Ky program është i mbushur me elementë të rinj të cilët janë krijuar e shtuar për të tërhequr e nxitur imagjinatën e adoleshentëve si edhe për të përmirësuar procesin e të nxënurit. Ai zhvillon aftësitë e të lexuarit nëpërmjet historive me foto dhe teksteve gjithëpërfshirës si edhe ofron më shumë aktivitete për të zhvilluar dhe rritur besimin gjatë komunikimit në gjuhë të huaj. Projektet e përfshira rritin kuriozitetin e fëmijëve. Detyrat dhe materialet shtesë që gjenden online e bëjnë mësimin e gjuhës me argëtues
Moshat 13-16 vjeç
English in Mind – Niveli: mesatar+
56 seanca / 3 herë në javë / 80 minuta
English in Mind ofron një program të mrekullueshëm që ndërtohet mbi aftësitë e fituara të gjuhës. Ofron tema aktuale për studentët adoleshentë që të lexojnë dhe të diskutojnë. Tekset lexuese prezantojnë gjuhën e re në kontekst dhe mbështeten nga ushtrime të të kuptuarit dhe diskutime. Adoleshentët do të gjejnë ushtrime fjalori dhe gramatikë të qartë me të cilat ata punojnë kuptimin e fjalëve të reja. Programi përfshin një plan hap pas hapi për mësimin e të shkruarit duke dhënë shembuj dhe shumë mbështetje për planifikimin e pjesës së shkruar. Kjo metodë i dërgon studentët adoleshentë në nivelin më të lartë të gjuhës.
Close up – Niveli: i përparuar
56 seanca / 3 herë në javë / 80 minuta
Ky program i jep jetë gjuhës angleze nëpërmjet përmbajtjes mahnitëse të përzgjedhur më kujdes nga National Geographic për të zgjuar e zhvilluar imagjinatën e adoleshtëve. Ai ofron një mori tekstesh e aktivitetesh interesante e sfiduese të cilat synojnë zhvillimin e aftësive gjuhësore të nevojshme për të komunikuar në ditët e sotme.
Kurset të tjera për fëmijë
Programi "Study Hall" 6-10 vjeç
A po kërkoni një vend të përshtatshëm ku fëmija juaj mund të bëjë detyrat dhe mësimet, si dhe të mësojë anglisht, ndërkohë që ju jeni në punë? Atëherë ju ftojmë të shqyrtoni programin tonë “Study Hall“.
Programi ynë është unik dhe lejon që fëmija juaj të argëtohet në ambientet e bukura të qendrës Lincoln dhe t’i kryejë këto aktivitete, ndërsa është nën mbikëqyrjen e mësueseve të kualifikuara. Klikoni për më shumë.
Gjermanishtja si Gjuhë e Huaj
30 seanca / 80 min.
Kursi është i përshtatshëm për grupmoshën 9-15 vjeç dhe ka 6 nivele (A1-B1). Secili prej tyre përmban histori të shkurtra argëtuese dhe këngë për t’ju mësuar fëmijëve gjuhën gjermane. Aktivitetet dhe lojërat shërbejnë për të përforcuar të nxënin. Ilustrimet, historitë argëtuese, këngët dhe posterat do t’i zbavisin pa masë fëmijët.
Veçoritë:
- Pasuron fjalorin me anë të përdorimit të shpeshtë të shprehjeve të zakonshme, dhe jo duke e mësuar përmendësh.
- Zhvillon shqiptimin duke dëgjuar e komunikuar.
- Nxit fëmijët të mësojnë nëpërmjet argëtimit
- Sjell në klasë botën e fëmijëve nëpërmjet personazheve dhe historive.
- Iu mëson fëmijëve vlerat e bashkëpunimit me fëmijë të tjerë.
- Rrit vetëbesimin e tyre në aftësitë e të menduarit.
Kurse arti
Kurset e artit do të zhvillohen një ose dy herë në javë.
Në to përfshihen, mësim i teknikave të ndryshme për pikturë, punëdore, realizim i filmave vizatimorë e shumë projekte të tjera.
Kurse për të rriturit
Kurse për gjuhën Angleze
Interchange
45 seanca / 3 herë në javë / 80 min.
Deri tani ky është programi mësimor më i pëlqyer për të rritur dhe programi më i përdorur në botë nga ata që e mësojnë anglishten si një gjuhë të dytë.
“Interchange” është një metodë me katër nivele bazuar në anglishten amerikane dhe ndërkombëtare për nxënës të rritur të gjuhës angleze. Kjo metodë ka përmbajtje interesante me tema të përditshme në çdo mësim, ushtrime plotësuese për grammatikën dhe shumë mundësi për të përmirësuar të folurin dhe të dëgjuarin. Filozofia e kësaj metode është se një gjuhë mësohet më mirë kur përdoret në një komunikim kuptimplotë.
Viewpoint – Niveli: B2 dhe C1
45 seanca / 3 herë në javë / 80 min.
Në vazhdim të “Interchange” vjen metoda “Viewpoint” me dy nivele, një kurs që i kushton vëmendje përmirësimit të aftësive të ndryshme dhe shoqëron nxënësin nga nivel i ndërmjetëm i lartë i anglishtes si gjuhë e dytë, në nivelin e ulët të përparuar. I përditësuar dhe me qasje krejt të re ndaj mësimdhënies dhe mësimnxënies, metoda ka si qëllim të zhvillojë aftësitë komunikuese duke ofruar gjuhë e shprehje bashkëkohore si edhe aftësitë e të menduarit kritik. Temat intriguese dhe gjithë përfshirëse ofrojnë struktura gjuhësore të shkëputura nga situata të jetës së përditshme. Të dëgjuarit dhe të lexuarit janë kombinuar mjaft mirë me të folurin dhe të shkruarin me qëllim zhvillimin e aftësive që nevojiten në situata të ndryshme jetësore si edhe provime. Në periudha të caktuara ofrohen edhe kurse intensive.
Objective Advanced – Niveli: C1+
56 seanca / 3 herë në javë / 80 min.
Ky kurs 5 mujor është hartuar që t’i kalojë nxënësit nga niveli i ulët i përparuar tek ai i përparuar. Është i përshtatshëm për ata që duan të thellohen në studimin e gjuhës angleze , të komunikojnë në anglisht në një situatë pune ose të kryejë një provim ndërkombëtar të gjuhës angleze. Mbulohen të gjitha aftësitë gjuhësore, duke drejtpeshuar formimin e aftësive individuale me ato të integruara. Temat e larmishme dhe sfiduese ofrojnë përmirësim dhe zhvillim të të gjitha aftësive gjuhësore.
Kurs për gjuhën Gjermane
30 seanca / 80 min.
Gjuha gjermane si gjuhë e huaj përmban katër nivele të shoqëruara me tekste informative, figura, këshilla për mësimnxënien dhe ushtrime të përshtatshme.
‘Schritter’ i ndihmon studentët të zbulojnë dhe formulojnë rregullat vetë, për t’i praktikuar më pas në ushtrime. Të katër aftësitë e gjuhës kanë rëndësi të barabartë (dëgjimi, leximi, shkrimi, bashkëbisedimi). Ka një përmbledhje në fund të çdo mësimi, dhe një mësim përsëritës pas çdo pesë mësimesh. Me aventura dhe risi, Schritter është gjithashtu zbavitës dhe kjo është e dukshme edhe në materialin audio. Pjesët në audio përfshijnë gjithë aspektet e shqiptimit dhe intonacionin në mënyrë sistematike dhe argëtuese.
Përgatitja për Maturën Shtetërore
Qendra Linkoln siguron një mundësi të shkëlqyer për nxënësit e shkollës së mesme që aplikojnë në universitetet e vendit duke ofruar përgatitje për testin e gjuhës angleze të maturës shtetërore.
Ky kurs shumë intensiv është dizenjuar specifikisht për ata nxënës që po përgatiten për testin e tyre të anglishtes së Maturës Shtetërore. U ofron studentëve një trajnim të anglishtes së nivelit mbi-mesatar me njohuri mbi strukturat e gramatikës për të përmirësuar komunikimin akademik. Pas mbarimit të këtij kursi studentët mund të tregojnë aftësi më të avancuara të kuptimit të gjuhës, dhe saktësi gramatikore.
Ky kurs i veçantë përkon me programin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencave të Shqipërisë. Kursi do i ndihmojë studentët jo vetëm të përmirësojnë dhe t’i mjeshtërojnë aftësitë e tyre në Anglisht, por gjithashtu edhe të marrin pikë të larta në testin e tyre të maturës.
Përgatitja dhe Testimi për TOEFL
(I plotë) 45 seanca / 3 herë në javë / 80 min. + lab
(I reduktuar) 20 seanca / 3 herë në javë / 80 min. + lab
Në mënyrë që studentët të pranohen në pjesën më të madhe të universiteteve amerikane, duhet të kalojnë me sukses testin e Anglishtes si gjuhë e huaj, TOEFL. Qendra Linkoln ofron një kurs të dalluar për të përgatitur studentët që të marrin pikët që u duhen në testin e TOEFL- it.
Ne jemi Qendër e Testimit të TOEFL iBT që nga marsi 2006.
Testimi i TOEFL-it në internet (TOEFL iBT) teston katër aftësitë thelbësore për bashkëbisedim të suksesshëm: të folurit, dëgjimin, leximin dhe shkrimin. Për këtë arsye, kursi përgatitor i TOEFL-it në Lincoln thekson rëndësinë e këtyre aftësive së bashku me shprehjet frazeologjike në anglisht. Kursi përfshin ushtrime praktike, para-teste dhe pas-teste që dallojmë më së miri nevojën për të praktikuar me mjeshtëri. Testet praktike bëhen në laboratoret tona të kompjuterave.
Përgatitja dhe Provimi i IELTS
(I plotë) 45 seanca / 3 herë në javë / 80 min. + lab
(I reduktuar) 20 seanca / 3 herë në javë / 80 min. + lab
IELTS teston katër aftësitë gjuhësorë që janë të rëndësishme për komunikimin e duhur: të folurin, dëgjimin, leximin dhe shkrimin. Për këtë arsye, kursi përgatitor në Qendrën Linkoln u jep rëndësi këtyre katër kategorive së bashku me shprehjet në anglisht. Kursi përfshin ushtrime dhe teste paraprake që dallojnë nevojat e studentëve për përmirësim. Testet praktike bëhen në laboratoret tona. Kurse intensive ofrohen vazhdimisht.
Përgatitja për Provimin APTIS
10 seanca / 3 herë në javë / 80 min. + lab
Qendra Linkoln ju ndihmon të përgatiteni për provimin Aptis. Si fillim mund të bëni një test që përcakton nivelin tuaj gjuhësor. Më pas, sipas orientimit dhe këshillave të mësuesve tanë të kualifikuar mund të ndiqni kurset përkatëse për përmirësimin e aftësive gjuhësore.
Përse këto kurse janë të suksesshme?
- Ofrojnë këshilla e teknika të nevojshme për provimin por jo vetëm
- Ndihmojnë në rritjen e vetëbesimit tuaj që të arrini objektivin që i keni vënë vetes
- Ofrojnë përkujdesje personale dhe mësimdhënie me mësues të kualifikuar.
- Përmirësojnë ndjeshëm aftësitë gjuhësore
Informacion për provimin
Aptis është një provim i vlerësimit të aftësive të gjuhës angleze i krijuar për të përmbushur nevojat e shumëllojshme të organizatave dhe individëve në mbarë botën.
Ai zgjat rreth dy orë dhe është i ndarë në tri seksione, që përfshijnë gramatikën dhe fjalorin, të dëgjuarit dhe të lexuarit. Testi fillon me pyetje të përgjithshme dhe pastaj vazhdon me detyra më të specifikuara. Secili test vlerëson nivelet e Anglishtes prej A1-C.
APTIS është shumë fleksibël sepse është hartuar dhe zhvillohet në kompjuter, duke e zhvilluar provimin në një mënyrë të këndshme dhe jo stresuese.
Jam e kënaqur me qendrën Linkoln në të gjitha aspektet dhe shpresoj të vazhdojnë kështu.
Jam e kënaqur me mënyrën si mësuesja zhvillon orën e mësimit. Më pëlqen serioziteti i treguar që në momentin e aplikimit për të hyrë në këtë qendër. Nëse do të më kërkohet një mendim nga miqtë e mi, do ua sugjeroja patjetër.
Unë si prind zgjodha që fëmija im të mësojë anglisht pranë qendrës Linkoln, pasi çdo nënë do më të mirën për djalin e saj. Profesionalizmi në lëndën e anglishtes, përkushtimi, komunikimi, sjellja me shumë dashuri ndaj djalit tim, me bindin mua si prind, që qendra Linkoln është më e mira.
Unë kam eksperiencë shumë të mirë në Linkoln. Mësuese Migena është e mrekullueshme. Kam mësuar për kafshët, numrat, ushqimet, etj.
Unë dhe prindërit e mi jemi shumë të kënaqur me këtë kurs, pasi më ka ndihmuar të përmirësohem shumë edhe në shkollë. Kam shumë shokë të rinj dhe për më tepër kam marrë edhe edukatë për sjelljen. Është shumë bukur në Linkoln dhe I kanë të gjitha kushtet për fëmijë. Jam shumë e gëzuar që mësoj në këtë qendër!
Jam prind i dy fëmijëve që ndjekin programin Lincoln që në fillesën e tij këtu në Shkodër dhe mund të them se është një mënyrë e pëlqyeshme për mësimin e anglishtes. Aplikimi i metodave të përditësuara dhe stafi shumë i kualifikuar dhe i motivuar i mësuesve, më bënë të besoj fort në realizimin e atyre pritshmërive që kisha unë lidhur me mësimin e anglishtes nga fëmijët e mi.
Tashmë ata janë familjarizuar me gjuhën, u vjen si gjuha e nënës dhe mbi të gjitha kanë dëshirë të mësojnë anglisht.
Ajo ç’ka dua të vlerësoj gjithashtu, është mënyra e pritjes së fëmijës dhe fryma e komunikimit gjatë gjithë kohës së prezencës së tyre aty.
Jam e gëzuar që fëmijët e mi mësojnë anglisht me një metodë të sprovuar dhe të suksesshme në gjithë botën!