Kurset e fëmijëve: Jeni ende në kohë!

by | 01.17.2017

Kurset e femijeve

Të nderuar prindër dhe familjarë!

Viti 2017 përkon me 20 vjetorin e themelimit të Qendrave Lincoln!

20 vjet Qendra LincolnMirënjohje dhe falënderim për ata mijëra studentë dhe nxënës të cilëve
kemi pasur mundësinë t’ju shërbejmë nëpërmjet kurseve dhe trajnimeve
tona. Njëherazi 20 vjetori përbën edhe një nxitje të fortë që të vazhdojmë
t’ju ofrojmë ‘cilësi me besueshmëri’ edhe gjeneratave të tjera!

Ju faleminderit që i konsideroni kurset që po ju ofrojmë këtë pranverë!

Njoftim: Kurset e paradites 8:00-3:30PM janë me 20% ulje. Na kontaktoni!

Kjo është një listë e përmbledhur e kurseve që ne ofrojmë për fëmijët e të gjitha grupmoshave.

Mosha 4-8 vjeç

Për këtë grupmoshë ofrojmë dy programe të suksesshme që e lejojnë fëmijën tuaj të mësojë anglishten nëpërmjet komunikimit dhe argëtimit. Për herë të parë në Pazarin e Ri programi më i ri i Kembrixhit – Super SAFARI dhe në Bllok vazhdojmë me programin e licensuar GrapeSEED.

Mosha 8-10 vjeç

Super Minds është metoda më e re nga Universiteti i Kembrixhit për mësimin e gjuhës angleze përmes vlerave dhe zhvillimit të të menduarit kritik që në moshë të vogël!

Mosha 10-14 vjeç

Happy Trails do e ndihmojë fëmijën tuaj të mësojë bazat e gjuhës angleze përmes personazheve argëtues, informacionit dhe aktiviteteve frymëzuar nga National Geographic!

MORE! 1, 2, 3 dhe 4 është metoda më e re nga Universiteti i Kembrixh për mësimin e gjuhës angleze përmes teknologjisë (me komponentë multimedialë), ku fëmija prezantohet me kulturën e shumë vendeve anglishtfolëse, si dhe ndërton alorin përkatës në lëndët si gjeografia, matematika, fizika, biologjia, kimia, muzika etj.

Mosha 14-16 vjeç

English in Mind 3, 4 dhe 5 është kombinimi i mrekullueshëm i gramatikës dhe alorit gjuhësor që e ndihmon fëmijën tuaj të ndërtojë njohuritë gjuhësore të nevojshme deri në nivelin e përparuar.

Close Up ofron tema interesante dhe të përditësuara që bëhen më të gjalla përmes fotografive të National Geographic dhe ndërthuren bukur për të nxitur më tepër aftësitë lexuese dhe komunikuese rreth botës që na rrethon.

 

Kurse artistike, etj. për moshat 8 vjeç e lart

Leksione vokale & kor [Grupmoshat 4-6 vjeç, 7-10 vjeç, 10-14 vjeç] – Leksionet ofrohen nga këngëtarja operistike dhe mësuesja e talentuar Erinda Agolli dhe do jenë në formë korale.

Study Hall – Program pas shkolle [për fëmijë 6 deri në10 vjeç] – Programi më i ri “Study Hall” e ndihmon fëmijën tuaj të kryejë detyrat e shtëpisë dhe të ndërtojnë edukatën e të studiuarit, duke punuar dhe ndërvepruar në grup, duke mësuar anglisht dhe kaluar një kohë argëtuese
përmes të mësuarit.

5 përgjigje te “Kurset e fëmijëve: Jeni ende në kohë!”

  1. Eurona Thanasi thotë:

    Pershendetje,
    Jam e interesuar per kursin 8-10 vjec per femije per gjuhen angleze. Ne cfare orari zhvillohen dhe sa here ne jave?
    Faleminderit.

  2. Olenia thotë:

    Kurset 4 – 8 vjec ca orari jane ju lutem ???

    • Jozita thotë:

      Pershendetje dhe faleminderit qe na keni kontaktuar!
      Si dite do te jene e hene, e mekure dhe e premte por si orar ende nuk eshte percaktuar. Mendojme pasdite pas ores 16:00 megjithate do te varet nga kerkesat se si do te jene.
      Per me shume info, na kontaktoni me telefon ose kaloni prane qendres sone.
      Gjithe te mirat,
      Stafi

  3. Ciljeta thotë:

    Pershendetje
    Per kursin 4-8 si jan cmimet dhe oraret
    Flm

    • Jozita thotë:

      Pershendetje dhe faleminderit per interesimine!
      Kurset e kesaj grupmoshe do te nisin dt. 15 shkurt, klasa do te jete te hene, te merkure dhe te premte por orari ende nuk eshte percaktuar (mendohet pas ores 16:00) Pagesa per nje nivel eshte 189 euro + 30 euro materialet. Na kontaktoni me telefon per te patur informacion me te detajuar.
      Gjithe te mirat,
      Stafi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *