Zbuloni kurset e gjuhës angleze sipas grupmoshave
Moshat 4–7 vjeç (GrapeSEED)
GrapeSEED
Unit 1-6 = 25 seanca dhe Unit 7-20 = 20 seanca / 3 herë në javë / 60 min.
Programi anglisht GrapeSEED është program i përthithjes së gjuhës në moshë të vogël për t’u mësuar anglisht fëmijëve nga mosha 4 deri 8. Fëmijët e përthithin informacionin më mirë kur ata argëtohen, duke angazhuar kështu trupin dhe mendjen. GrapeSEED përdor të njëjtat rregulla që e ndihmojnë një fëmijë të mësojë gjuhën e tij amtare. Si rezultat, fëmija zhvillon aftësinë e të menduarit në anglisht, një kusht i domosdoshëm për rrjedhshmërinë e një gjuhe. Këto rregulla janë:
- Komunikimi vjen i pari, dhe jo gramatika
- Fjalori rritet me anë të përdorimit të shpeshtë të shprehjeve të zakonshme, dhe jo duke e mësuar përmendësh.
- Shqiptimi zhvillohet me vazhdimësi në dëgjim, lexim dhe komunikim.
- Arritjet e larta vijnë si rezultat i përdorimit progresiv të gjuhës me kalimin e kohës.
GrapeSEED është në përputhje me Standardet e Përgjithshme për Mësimin e Anglishtes.
Lincoln është qendra e vetme e licensuar për Europën dhe vijon ta ofrojë këtë program unik në Shqipëri me mjaft sukses që nga viti 2012.
GrapeSEED
Qendra Linkoln sjell këtë program të jashtëzakonshëm për mësimin e gjuhës në fëmijëri tri herë në javë në mëngjes, ose pasdite. Ne krijojmë një orar të përshtatshëm për prindërit dhe fëmijët që të provojnë orën e mësimit 60 minutëshe, e ndjekur nga praktika online në shtëpi.
Moshat 5-7 vjeç (Super Safari)
Super Safari 1-3
56 seanca / 3 herë në javë / 60 minuta
Ky program ka tri nivele. Secili prej tyre përmban histori të shkurtra argëtuese dhe këngë për t’ju mësuar fëmijëve gjuhën angleze. Aktivitetet dhe lojërat shërbejnë për të përforcuar të nxënin. Ilustrimet, historitë argëtuese, këngët dhe posterat do t’i zbavisin pa masë fëmijët. Krahas këtyre programi iu mëson fëmijëve vlerat e bashkëpunimit me fëmijë të tjerë, rrit vetëbesimin e tyre në aftësitë e të menduarit, i njeh ata jo vetëm me gjuhën e huaj por edhe me vlera shoqërore dhe aftësi që do t’ju duhen kur të hyjnë në shkollë. Disa veçori të tjera janë:
- Pasuron fjalorin me anë të përdorimit të shpeshtë të shprehjeve të zakonshme, dhe jo duke e mësuar përmendësh.
- Zhvillon shqiptimin duke dëgjuar e komunikuar.
- Nxit fëmijët të mësojnë nëpërmjet argëtimit
- Sjell në klasë botën e fëmijëve nëpërmjet personazheve dhe historive.
Moshat 8–10 vjeç
SUPER MINDS (0-3) – Niveli: fillestar+
56 seanca / 3 herë në javë / 80 minuta
Ky program zbavitës me katër nivele është i mbushur me aktivitete argëtuese për të mësuar anglishten. Që në fillim fëmijët tuaj do të jenë plotësisht të përfshirë në të menduarit për veten dhe të bëjnë gjëra në mënyrë të pavarur. Temat në këtë program do të inkurajojnë fëmijën tuaj të zbulojë botën rreth tij/saj duke e bërë mësimnxënien më kuptimplotë dhe të paharrueshme.
Moshat 10+
Happy Trails – Niveli: Fillestar
45 seanca / 3 herë në javë / 80minuta
Ndërthurja e kujdesshme e strukturave gramatikore, aftësive gjuhësore dhe fjalorit ndërton bazat e zhvillimit gjuhësor. Përmbajtja e këtij programi si edhe fotografitë mbresëlënëse zgjojnë dhe zhvillojnë fantazinë e fëmijëve gjatë udhëtimeve të personazheve simpatikë në vende të ndryshme të botës. Këto udhëtime së bashku me këngët, projektet e lojërat sjellin argëtim por edhe pasurim të fjalorit e shprehive gjuhësore.
MORE 1 –4 – Niveli: Elementar – Mesatar
56 seanca / 3 herë në javë / 80 minuta
Ky program është i mbushur me elementë të rinj të cilët janë krijuar e shtuar për të tërhequr e nxitur imagjinatën e adoleshentëve si edhe për të përmirësuar procesin e të nxënurit. Ai zhvillon aftësitë e të lexuarit nëpërmjet historive me foto dhe teksteve gjithëpërfshirës si edhe ofron më shumë aktivitete për të zhvilluar dhe rritur besimin gjatë komunikimit në gjuhë të huaj. Projektet e përfshira rritin kuriozitetin e fëmijëve. Detyrat dhe materialet shtesë që gjenden online e bëjnë mësimin e gjuhës me argëtues
Moshat 13-16 vjeç
English in Mind – Niveli: mesatar+
56 seanca / 3 herë në javë / 80 minuta
English in Mind ofron një program të mrekullueshëm që ndërtohet mbi aftësitë e fituara të gjuhës. Ofron tema aktuale për studentët adoleshentë që të lexojnë dhe të diskutojnë. Tekset lexuese prezantojnë gjuhën e re në kontekst dhe mbështeten nga ushtrime të të kuptuarit dhe diskutime. Adoleshentët do të gjejnë ushtrime fjalori dhe gramatikë të qartë me të cilat ata punojnë kuptimin e fjalëve të reja. Programi përfshin një plan hap pas hapi për mësimin e të shkruarit duke dhënë shembuj dhe shumë mbështetje për planifikimin e pjesës së shkruar. Kjo metodë i dërgon studentët adoleshentë në nivelin më të lartë të gjuhës.
Close up – Niveli: i përparuar
56 seanca / 3 herë në javë / 80 minuta
Ky program i jep jetë gjuhës angleze nëpërmjet përmbajtjes mahnitëse të përzgjedhur më kujdes nga National Geographic për të zgjuar e zhvilluar imagjinatën e adoleshtëve. Ai ofron një mori tekstesh e aktivitetesh interesante e sfiduese të cilat synojnë zhvillimin e aftësive gjuhësore të nevojshme për të komunikuar në ditët e sotme.