Kids Club: Vizita e Florit të Portokallisë

by | 06.30.2016

vizita-e-Florit-te-Portokallise-(7)

Sot, si pjesë e programit për Klubet verore të fëmijëve ishte dita e personazheve të njohur ku i ftuari ynë ishte Flori i Portokallisë. Fëmijët u zbavitën mjaft duke zbuluar detaje nga jeta dhe suksesi i tij si artist. Për rreth 30 minuta ata patën mundësi t’i bënin Florit pyetje nga më të ndryshmet si dhe të zbaviteshin me performancën e tij vetëm për ta.

Flori u tregoi fëmijëve historinë e tij se si u bë artist edhe pse në shkollë kishte studiuar për t’u bërë piktor. Por edhe si artist ai theksoi nevojën për t’u ushtruar çdo ditë si e vetmja mënyrë për të qenë i mirë.

Ai, gjithashtu, u shpjegoi fëmijëve se si punonte për të krijuar rolet e ndryshme të Portokallisë dhe mbi të gjitha se si frymëzohej nga dëshira për t’i bërë njerëzit që të qeshin.

Flori u tregoi fëmijëve se dëshironte gjithmonë të kalonte më shumë kohë me familjen edhe pse puna e mbante mjaft të ngarkuar veçanërisht gjatë sezonit të Portokallisë.

Në fund, fëmijët u mblodhën të gjithë për të bërë disa foto grupi si dhe për të folur më nga afër me këtë personazh aq të mirënjohur dhe të dashur edhe për ta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *