7 Marsi = koha për t’i thënë FALEMINDERIT mësuesve në jetën tuaj!

by | 03.03.2016

7 marsi falenderoni mesuesit

Mbase u bë ca kohë që jeni shkëputur nga shkolla apo që kur keni komunikuar me ish-mësuesen tuaj, por kujtimet mbeten!

Mbase është thjesht një shprehje, një ngjarje apo edhe një ndjesi që, edhe pse distante në kohë, nuk është venitur ende në mendjen dhe zemrën tuaj.

Mbase një mësuese apo mësues i caktuar ju ka lënë përshtypje dhe ju e mbartni përherë me vete dhe sigurisht që ju bën të jeni nostalgjik por mbi të gjitha mirënjohës.

E pra, kjo është koha, sot është dita që ta ktheni favorin duke ju thënë edhe një herë faleminderit mësuesve në jetën tuaj.

Themi qëllimisht ‘mësuesve’ sepse padyshim që ata janë shumë, por sigurisht disa janë më të spikatur ndaj është edhe më e lehtë ta filloni me ta.

 

Si t’u thoni faleminderit!

Mënyra se si e falenderoni është tërësisht në dorën tuaj, por të paktën mos neglizhoni ta bëni.

Kohën mund ta gjeni dhe nuk duhet të ketë asnjë justifikim.

Koha dhe energjia që ata ju kanë kushtuar, janë pjesë shumë e rëndësishme e asaj se kush ju jeni sot. Ndaj, filloni kërkimin, gjejini kontaktet e tyre dhe pastaj thjesht ‘falenderojini’. Bëjeni edhe nëse nuk jeni të sigurt që do t’ju mbajnë mend, mjafton që t’i kujtoni dhe dita e tyre do të ndryshojë.

 

Na ndihmoni të falenderojmë mësuesit e Lincoln!

Nëse jeni apo keni qenë ndonjëherë nxënës apo student në një prej qendrave Lincoln, atëherë na ndihmoni t’i themi faleminderit mësuesve tuaj duke shkruar një dedikim apo edhe ndarë një histori apo ndodhi që ju ka lënë mbresë.

Më pas ne do t’ia kalojmë mesazhin atyre në emrin tuaj.

Mos nguroni dhe mos kini frikë ta shprehni mirënjohjen tuaj publikisht këtu.

Një përgjigje te “7 Marsi = koha për t’i thënë FALEMINDERIT mësuesve në jetën tuaj!”

  1. Klaudio thotë:

    E dashur mesuese Moza! Te falenderoj per dijet qe me ke mesuar dhe per punen e palodhur qe ke bere me ne! Fale jush anglishtja me eshte vere me e lehte! Gezuar festen! 😊😃

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *