7 Marsi = koha për t’i thënë FALEMINDERIT mësuesve në jetën tuaj!

by | 03.03.2016

7 marsi falenderoni mesuesit

Mbase u bë ca kohë që jeni shkëputur nga shkolla apo që kur keni komunikuar me ish-mësuesen tuaj, por kujtimet mbeten!

Mbase është thjesht një shprehje, një ngjarje apo edhe një ndjesi që, edhe pse distante në kohë, nuk është venitur ende në mendjen dhe zemrën tuaj.

Mbase një mësuese apo mësues i caktuar ju ka lënë përshtypje dhe ju e mbartni përherë me vete dhe sigurisht që ju bën të jeni nostalgjik por mbi të gjitha mirënjohës.

E pra, kjo është koha, sot është dita që ta ktheni favorin duke ju thënë edhe një herë faleminderit mësuesve në jetën tuaj.

Themi qëllimisht ‘mësuesve’ sepse padyshim që ata janë shumë, por sigurisht disa janë më të spikatur ndaj është edhe më e lehtë ta filloni me ta.

 

Si t’u thoni faleminderit!

Mënyra se si e falenderoni është tërësisht në dorën tuaj, por të paktën mos neglizhoni ta bëni.

Kohën mund ta gjeni dhe nuk duhet të ketë asnjë justifikim.

Koha dhe energjia që ata ju kanë kushtuar, janë pjesë shumë e rëndësishme e asaj se kush ju jeni sot. Ndaj, filloni kërkimin, gjejini kontaktet e tyre dhe pastaj thjesht ‘falenderojini’. Bëjeni edhe nëse nuk jeni të sigurt që do t’ju mbajnë mend, mjafton që t’i kujtoni dhe dita e tyre do të ndryshojë.

 

Na ndihmoni të falenderojmë mësuesit e Lincoln!

Nëse jeni apo keni qenë ndonjëherë nxënës apo student në një prej qendrave Lincoln, atëherë na ndihmoni t’i themi faleminderit mësuesve tuaj duke shkruar një dedikim apo edhe ndarë një histori apo ndodhi që ju ka lënë mbresë.

Më pas ne do t’ia kalojmë mesazhin atyre në emrin tuaj.

Mos nguroni dhe mos kini frikë ta shprehni mirënjohjen tuaj publikisht këtu.

5 përgjigje te “7 Marsi = koha për t’i thënë FALEMINDERIT mësuesve në jetën tuaj!”

  1. Klaudio thotë:

    E dashur mesuese Moza! Te falenderoj per dijet qe me ke mesuar dhe per punen e palodhur qe ke bere me ne! Fale jush anglishtja me eshte vere me e lehte! Gezuar festen! ????????

  2. Donika thotë:

    Me lejoni te shpreh mirenjohjne time per zysh Adelen ,nje mesuese e palodhur, me te gjitha cilesite e nje femre inteligjente, me mendje te hapur dhe mbi te gjitha me zemer te madhe .Qendra Linkol 1 eshte me fat per nje mesuese te tille.Shendet dhe suksese zysh Adela
    Jam dhe une nje nder njerezit me fat qe te njoha.

  3. Hana thotë:

    Mesuese ne po dalim ne klasen e peste te falenderoj per mesimet qe mi dhe je nje mesuese shume e vlefshme per mua ti na mesove ti u mesove me ne mesuese kurse ne po ndahemi nga ty mesuesja ime ty te dua shume dhe mesimet e tua ishin shume te vlefshme per mua sepse aty fshihej e ardhmja ime jeta ime
    ????????

  4. Antea thotë:

    Shpreh mirenjohjen time per ty mesuesja ime.Eshte koha te te them faleminderit per gjithcka ke bere.Ashtu sic ti me uron suksese ne jete,te uroj te gezohesh me cdo te mire e cdo 7 Mars qe do te vije.Ti je qiriri qe jep nga flaka jote dhe na ndricon rrugen ne te tjereve.
    Te duam shume ****(ai qe eka shkruar)

  5. Anisa thotë:

    E dashura mesuesj/i im/e nuk di se si te falenderoj per at mundesi per te na mesuar neve un te falenderoj shume nuk do ta harroj kete mundesi qe je munduar per neve te dua shume mesusja/i im/e e dashuri/a do te jesh gjithmon ne zemrat tona

Lini një Përgjigje te Klaudio Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *