Ejani ‘testohuni falas’ vetëm në datat 1,2,3 shkurt

by | 01.21.2016

Testimi falas per gjuhen anglisht studentet dhe te rriturit
Përshëndetje të dashur studentë të gjuhës!

Siç mund ta dini, këtu në qendrat Lincoln të gjithë studentët e rinj të gjuhës i nënshtrohen një testimi hyrës (placement test) i cili bën vlerësimin e nivelit tuaj. Ky testim përdoret si orientim për të përcaktuar kursin apo nivelin e duhur të gjuhës ku ju duhet të filloni.

Aktualisht, testimi ofrohet për të gjitha kurset e gjuhës (anglisht dhe gjermanisht), si më poshtë:

Normalisht, ‘testimi hyrës’ do kushtonte nga 600 deri në 800 lekë, në vartësi të kursit, por vetëm për datat 1, 2, 3 shkurt ky çmim do të jetë 0 lekë. Pra FALAS!

Mbi të gjitha, ne ju ftojmë që të merrni vendimin për të testuar veten dhe përcaktuar nevojat tuaja specifike në lidhje me gjuhën që dëshironi të mësoni.

Ndaj, nëse jeni i/e interesuar që të filloni një kurs gjuhe pranë qendrave tona, ju ftojmë të shënoni datat 1, 2, apo 3 shkurt për të bërë testimin hyrës falas.

Kurset e reja fillojnë më 10 shkurt

Ju kujtojmë se të gjitha kurset e reja për periudhën e pranverës fillojnë më datë 10 shkurt, ndaj nëse planifikoni të filloni në këtë datë mos nguroni ta bëni testimin në kohë.


Regjistrohuni sot me email dhe ne do t'ju kujtojmë një ditë përpara:


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *