Interchange

Deri tani ky është programi mësimor më i pëlqyer për të rritur dhe programi më i përdorur në botë nga ata që e mësojnë anglishten si një gjuhë të dytë.

“Interchange” është një metodë me katër nivele bazuar në anglishten amerikane dhe ndërkombëtare për nxënës dhe studentë të rritur të gjuhës angleze. Kjo metodë ka përmbajtje interesante me tema të përditshme në çdo mësim, ushtrime plotësuese për gramatikën dhe shumë mundësi për të përmirësuar të folurin dhe të dëgjuarin. Filozofia e kësaj metode është se një gjuhë mësohet më mirë kur përdoret në një komunikim kuptimplotë.

Në periudha të caktuara ofrohen edhe kurse intensive.


Viewpoint – Niveli: B2 dhe C1

Në vazhdim të “Interchange” vjen metoda “Viewpoint” me dy nivele, një kurs që i kushton vëmendje përmirësimit të aftësive të ndryshme dhe shoqëron nxënësin nga nivel i ndërmjetëm i lartë i anglishtes si gjuhë e dytë, në nivelin e ulët të përparuar. I përditësuar dhe me qasje krejt të re ndaj mësimdhënies dhe mësimnxënies, metoda ka si qëllim të zhvillojë aftësitë komunikuese duke ofruar gjuhë e shprehje bashkëkohore si edhe aftësitë e të menduarit kritik.  Temat intriguese dhe gjithë përfshirëse ofrojnë struktura gjuhësore të shkëputura nga situata të jetës së përditshme.  Të dëgjuarit dhe të  lexuarit janë kombinuar mjaft mirë me të folurin dhe të shkruarin me qëllim zhvillimin e  aftësive që nevojiten  në situata të ndryshme jetësore  si edhe provime.

Në periudha të caktuara ofrohen edhe kurse intensive.


Objective Advanced – Niveli: C1+

Ky kurs  5 mujor është hartuar që t’i kalojë nxënësit nga niveli i ulët i përparuar tek ai i përparuar. Është i përshtatshëm për ata që duan të thellohen në studimin e gjuhës angleze , të komunikojnë në anglisht në një situatë pune ose të kryejë një provim ndërkombëtar të gjuhës angleze.  Mbulohen të gjitha aftësitë gjuhësore, duke drejtpeshuar formimin e aftësive individuale me ato të integruara. Temat e larmishme dhe sfiduese ofrojnë përmirësim dhe zhvillim të të gjitha aftësive gjuhësore.