Njihuni me mësuesen e fëmijëve këtë verë 2015
Përshëndetje miq,
Ndërsa regjistrimet për kurset verore të fëmijëve ende vazhdojnë kemi kënaqësinë t’ju prezantojmë shkurtimisht me një prej mësueseve tona për programin e fëmijëve këtë verë 2015.
Znj. Megan Fox e cila vjen nga shteti i Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo do të ndihmojë duke dhënë mësim për dy kurse sipas këtyre tematikave: 1) kultura amerikane dhe 2) muzika botërore.
Për më shumë informacion, ju ftojmë të lexoni prezantimin e kurseve të verës si dhe nguroni të na kontaktoni për çdo pyetje apo sqarim të nevojshëm.
Regjistrimet për kurset zhvillohen çdo ditë nga ora 8:00-20:00 (e diela është pushim) në secilën prej qendrave Lincoln; Lincoln 1 Pazari i ri ose Lincoln 2 në bllok.