Këshillat tona mbi të folurit e një gjuhe të huaj

by | 04.21.2021

Të folurit është një aftësi komplekse e cila kërkon eksperiencë dhe praktike. Çdokush që mëson një gjuhë të huaj has vështirësi dhe probleme në zhvillimin e kësaj aftësie.  Mënyra më e mirë është kapërcimi i tyre duke ndjekur disa këshilla të cilat i ndihmojnë studentët të manipulojnë bashkëbisedimin.

Nëse jeni në vështirësi:

1.      Hamendësoni

Ka mënyra të ndryshme hamendësimi. Mund të krijoni një fjalë të re në bazë të njohurive që keni, duke shpresuar se bashkëbiseduesi do ta kuptojë, p.sh. “ air ball”    for “balloon”.

2.      Perifrazoni

Mund të përdorni një sinonim ose një fjalë përgjithësuese. Po kështu mund ta shpjegoni një koncept apo fjalë duke përdorur shumë fjalë të tjera në mënyrë që të jepni kuptimin e duhur; kjo metodë quhet perifrazim. P.sh. “a mixing of beige and brown” – light brown.

3.      Bashkëveproni

Shpesh mund të kërkoni ndihmë nga bashkëbiseduesit. Pyesni për fjalën që ju duhet duke përdorur gjuhën amtare ose duke treguar objektin.

4.      Përgjigjuni shkurt

Një mënyrë për t’ju inkurajuar është përdorimi i disa përgjigjeve të shkurtra, sidomos në nivelin  fillestar. Përgjigjet e shkurtra janë përgjigje të parashikueshme, të cilat përdoren nga bashkëbiseduesi për të treguar dyshim, pohim, mohim, etj. Shpesh përgjigjja gjendet tek pyetja. Psh. Is he working? Yes he is.

5.      Guxoni

Mos kini frikë të bëni gabime. Edhe pse mund të mendoni se e keni gabim, guxoni të thoni atë që dëshironi. Në shumicën e rasteve bashkëbiseduesi do ta kuptojë se çfarë keni dashur të thoni. Krahas kësaj, sa më shpesh të flisni, aq më shumë do t’ju kujtohen fjalët e duhura

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *