Abetare Online

by | 06.16.2020

 

Gjuha jonë e bukur shqipe duhet të flitet në të gjithë botën, veçanërisht në shtëpitë e shqiptarëve!

Duke menduar t’u vijmë në ndihmë emigrantëve shqiptarë kudo nëpër botë, qendra Lincoln Shkodër fillon programin e ri “Abetare online”. Ky program ka si synim t’u japë mundësinë fëmijëve shqiptarë që nuk jetojnë në Shqipëri, të mësojnë gjuhën shqipe online me mësues me shumë vite të suksesshme përvojë në mësimdhënie.

Mësimi do të zhvillohet në dy mënyra:

  1. Niveli fillestar për fëmijet që nuk dinë të shkruajnë e lexojnë. (Kohëzgjatja 9 muaj)
  2. Niveli fillestar për fëmijet që dinë të shkruajnë e lexojnë gjuhën e vendit ku jetojnë. (Kohëzgjatja 5 muaj)

 

Me përfundimin e këtij niveli, fëmijët do të jenë në gjëndje të komunikojnë gjërat bazike të jetës së përditshme.

  • Mosha e përshtatshme për këtë program është 6-12  vjeç 
  • Maksimumi 6 nxënës në klasë
  • Nxënësit do të testohen nëpërmjet një takimi bisede online me mësuesin për të parë nivelin e tyre. Mësuesi do të testojë edhe shkrimin e tyre.
  • Mësimi do të zhvillohet dy herë në javë, me seanca 80 minutëshe. Mundësojmë mësimin edhe vetëm në fundjavë.
  • Çmimi i njejtë me atë të kurseve që zhvillohen në Shqipëri. Pagesa bëhet me paypal apo kartë krediti.
  • Regjistrimi online me email apo rrjete sociale. 

.

Regjistrimet kanë filluar!

Gjithçka zhvillohet sipas standardeve të kurrikulave të Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë.

Dëshira jonë është që të shohim e dëgjojmë tek flitet bukur gjuha shqipe kudo ku ka shqiptarë nëpër botë!

 

Na kontaktoni në:

  • email: shkoder@lincoln.org,al,
  • cel.: +355 67 602 7565
  • Facebook apo Instagram: “Lincoln Shkoder”

17 përgjigje te “Abetare Online”

  1. Erisa thotë:

    Pershendetje,

    Mund te me informoni sa here ne jave, cila(t) dite dhe ore behen klasat shqipe online, dhe sa eshte pagesa? Rregjistrimi eshte i detyrueshem per plot 9 muaj apo ka semestra?
    Interesohem per femijet qe dine shkrum e lexim – mosha 8 vjec, di pak shqip.
    Faleminderit,
    Erisa

  2. Metjana thotë:

    Kam femijet 4 e gjysem dhe 6 e gjysem, interesohem per te rriturin. Sa ore do te jene klasat online dhe cfare ditesh? Por rreth pageses?

    Faleminderit

  3. Fatbardha Isufi thotë:

    Mirdita!Femijet e mi jane te mishes 16dhe 12.Interesohem per kete program.Ju lutem mund te me dergoni nje program me te hollesisem per oret cdo jave,oraret dhe pagesen.Faleminderit.

    • Evi cifligu thotë:

      Shume mbrekulli e madhe do behet me gjuhen tone krenare shqipen.po beni 1 pune te madhe qe femijet tane kzdo qe ndodhn te mesojne gjuhen tone te embel dhe te dlire shqipen.si mund te na i dergoni mesimet dhe sa here ne jave do na vijne mesimet

  4. Cen rexhbecaj thotë:

    Super bukur kjo esht nje hap perpara ng ministri i diaspores per diasporen respekt e nder qe donPerendia gjith me shum per diarporen e per vendlindjen.

  5. Xhire thotë:

    Pershendetje,
    un jam e interesuar per djalin 5 vjeçar. Esht e mundur te kem me shum detaje. Si per shembull, orari i zhvillimit, sa kushton dhe sa zgjasin mesimet, neqofse rregjistrimi esht i deturuar per 9 muaj. Ju falenderoj

  6. Aknida thotë:

    Pershendetje!! Doja te pyesja cfar oraresh jane per femije 15-10-7 vjec? Dy te paret lexojne dhe shkruajne jo shume mire dhe folja po ashtu, 7 vjecari shum pak, dhe cfar cmimesh.

  7. Adelina thotë:

    Pershendetje deshe me rregjistru vajzen me ketprogram ju lutem.Faleminderit

  8. Bardhi kozija thotë:

    Si mund te regjistrohemi ne qe jetojm ne greqi

  9. Gentiana Veliu thotë:

    Pershendetje! Kam nje vajze 10 vjece dhe di vetem te flasi shqip! Do doja te dija sa eshte cmimi dhe orarin kur beni mesim! Ju faleminderit!

  10. Albina thotë:

    Pershendetje interesohem per djalin eshte 6 vjec.

  11. Sherije Ramshaj-Suka thotë:

    Me duhet patjeter ta ndjeki ket program.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *