Nxitoni të regjistroheni në klasën e dëshiruar!

by | 02.09.2016

Klasat fillojme me 10 shkurtPërshëndetje miq,

Dëshirojmë t’ju kujtojmë se kurset dhe klasat e reja kanë filluar me datë 10 shkurt.

Ndërkohë, nëse nuk arritët në afat, ju njoftojmë se ka ende kohë për t’u regjistruar edhe në ditët në vazhdim pasi hapja e klasave të reja ndikohet drejt-për-drejtë nga plotësimi i numrit të studentëve për klasë.

Nëse e keni ende pyetje specifike apo keni nevojë pёr më shumë informacion mbi kurset tona, mos nguroni të na kontaktoni direkt.


Pyetje të shpeshta

A njihen certifikatat e kurseve tona?

Një nga pyetjet e shpeshta që na vijnë lidhet me njohjen e certifikatave që ne lëshojmë për kurset e ndryshme të gjuhës. Qendrat Lincoln janë tërësisht të licensuara të lëshojnë diploma apo certifikata gjuhe dhe trajnimesh që njihen plotësisht brenda vendit, si nga institucionet private ashtu edhe ato shtetërore.

Gjithashtu, ne ofrojmë kurse dhe ju ndihmojmë me përgatitjen dhe testimin pёr marrjen e certifikatave ndërkombëtare si TOEFL, IELTS, etj.

 

Kur zhvillohen kurset tuaja?

Kurset e gjuhës për të rriturit dhe studentët, fillojnë dhe zhvillohen si më poshtë:

10 shkurt – 1 qershor 2016 (të hënën, të mërkurën, të premten)

11 shkurt – 26 maj 2016 (të martën, të enjten, të shtunën)

 

Kurset e gjuhës për fëmijët, fillojnë dhe zhvillohen si më poshtë:

10 shkurt – 27 qershor 2016 (të hënën, të mërkurën, të premten)

11 shkurt – 21 qershor 2016 (të martën, të enjten, të shtunën)


 

Për më shumë informacion ju ftojmë të na kontaktoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *