Përfitoni 15% ulje për kurset e fëmijëve 8-12 vjeç

by | 02.12.2016

Kurset per femijet 8-12 vjecTë nderuar prindër dhe familjarë,

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se vetëm për periudhën 15-20 shkurt do mund të përfitoni 15% ulje për kurset e fëmijëve 8-12 vjeç.

Kjo ofertë është veçanërisht e vlefshme për tre kurset kryesore të kësaj grupmoshe:

  • Primary Colours (8-10 vjeç) – (zgjat 4 muaj)
  • Happy Trails (10-14 vjeç), – (zgjat 4 muaj)
  • More! (10-14 vjeç) – (zgjat 5 muaj)

Por mbi të gjitha, po ju ofrojmë mundësinë për t’ju shërbyer si partnerë në edukimin dhe përgatitjen e fëmijëve tuaj për të ardhmen.

Qendrat Lincoln kanë një eksperiencë 19 vjeçare në fushën e kurseve të gjuhës dhe vazhdimisht investojmë kohë, energji dhe burime për adoptimin e metodave më të mira botërore si dhe përmirësimin e aftësive mësimdhënëse të mësuesve tanë.

Ne jemi të bindur se, ju si prindër apo familjarë dëshironi cilësinë dhe përkujdesjen maksimale për fëmijët tuaj. Ndaj, ftesa jonë nuk është thjesht reklamë por edhe një ftesë për të na vënë në provë.

Silleni fëmijën tuaj për të ndjekur kursin për një javë pa asnjë detyrim deri sa të bindeni që është vendi dhe kursi i duhur.

Kurset variojnë nga 159 euro deri në 219 euro, dhe ulja me 15% aplikohet mbi çmimin përkatës të kursit. Për më shumë informacion!

 

Primary colors ( moshat 8-10)  Niveli Fillestar – fillestar i përparuar 

Fëmijët mësojnë anglisht në një formë të këndshme, duke marrë shumë informacion jo vetëm nga ana gjuhësore por edhe kulturore. Temat në këtë kurs inkurajojnë fëmijët të zbulojnë botën rreth tyre duke e bërë mësimnxënien më kuptimplotë dhe të paharrueshme. Fëmijët do të kenë mundësinë të lexojnë pjesë të shkurtra sipas nivelit dhe njohurive të marra; të dëgjojnë e kuptojnë këngë për moshën e tyre e të argëtohen së tepërmi.

 

Happy trails – (moshat 10+)- Niveli Fillestar

Kursi ndërthur praktikën me aktivitete të larmishme. Metoda e përdorur tërheq interesin e fëmijëve nëpërmjet udhëtimeve të personazheve simpatikë që shkojnë në vende të ndryshme të botës. Këto udhëtime zgjojnë dhe zhvillojnë fantazinë e fëmijëve si edhe pasurojnë fjalorin dhe shprehitë gjuhësore.

 

MORE 1 – ( moshat 10+) Niveli fillestar i përparuar 

Kursi ka si qëllim të zhvillojë të gjitha aftësitë  gjuhësore- të lexuarin , të dëgjuarin, të shkruarin dhe te folurin. Metoda e përdorur nxit mendimin kritik dhe iu jep mundësinë fëmijëve të praktikohen jo vetëm në klasë por edhe online. Për më tepër, fëmijët përgatiten për të ardhmen e tyre pasi përvetësojnë teknikat fillestare për dhënien e provimeve të certifikuara .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *