Loja kompjuterike e Eonit 8 vjeçar nga Study Hall

by | 03.07.2019
Scratch me Eonin

programin Study Hall këtu në Linkoln, fëmijët e shkollave fillore, përveç detyrave të shkollës, 3 here në javë zhvillojnë edhe orën e kompjuterit.

Aty fëmijët mësojnë si të ndërtojnë histori duke përdorur grafikat kompjuterike, lojëra dhe animacione me anë të një gjuhe programimi që quhet “Scratch” e cila është krijuar nga ekspertët e MIT Media Lab.

Sot duam t’ju prezantojmë një nga fëmijët e Study Hall i cili quhet Eon dhe është vetëm 8 vjeç.

Falë udhëzimeve që ka marrë gjatë orës së kompjuterit dhe duke përdorur imagjinatën e tij, ai ka krijuar edhe lojën e tij të parë me tre nivele vështirësie.

Për më tepër ju ftojmë të ndiqni këtë mini-video që kemi përgatitur bashkë më mësuesin e tij Mikean.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *