Program pas shkolle për fëmijët 6 deri në 10 vjeç

Të dashur prindër dhe familjarë,

Study Hall (4)

A po kërkoni një vend të sigurt ku fëmija juaj mund të shkojë para apo pas shkolle për të bërë detyrat, për të mësuar anglisht, muzikë, punë dore dhe t’ju presë deri sa të ktheheni nga puna? Atëherë ju ftojmë të shqyrtoni programin tonë “Study Hall“.

Programi ynë është unik dhe lejon që fëmija juaj të argëtohet në ambjentet e bukura të qendrës Linkoln dhe t’i kryejë këto aktivitete, ndërsa është nën mbikëqyrjen e mësueseve të kualifikuara.

Nëse fëmija juaj shkon në shkollën “Fan Noli “ apo “Shkolla e Kuqe”, atëherë ju ftojmë në programin pas shkollor të ofruar nga Qendra Lincoln te Pazari i Ri.

Nëse fëmija juaj shkon në shkollën “Edit Durham “ apo “Emin Duraku”, atëherë ju ftojmë në programin pas shkollor të ofruar nga Qendra Lincoln te ish-Blloku.

Study Hall (3)

Aspektet kryesore të programit janë si më poshtë:

Detyrat e shtëpisë: Mësuesit tanë i asistojnë fëmijët që të mbarojnë detyrat e shtëpisë në kohë.

Mësim anglisht: Fëmijët bëjnë anglisht sipas programeve tona mësimore, kurikulumi i Universitetit të Kembrixhit.

Projektet: Ofrohen edhe projekte të ndryshme arti, muzike, kompjuteri, shkence por jo vetëm.

Aktivitete në natyrë: Studimi balancohet me kohë të lirë dhe lojra të organizuara në natyrë.

Pushimi: Programi përfshin kohën e pushimit dhe ngrënies. Fëmijëve u ofrohen fruta të freskëta dhe pije çdo ditë. Po konsiderohet edhe mundësia e ushqimit me porosi për ata prindër që dëshirojnë ta kenë për fëmijët e tyre.

Transporti: Stafi i Lincoln do të ndihmojë për t’i marrë apo dërguar fëmijët në shkollë.

Pagesa: 130 euro/muaj paradite dhe 140 euro/muaj pasdite (5 ditë në javë)

P.S. Klikoni për disa foto nga grupi i mesuese Anises

​Na kontaktoni

Të dy fëmijët tanë janë pjesë e Programit Study Hall. Ne e nisim ditën e punës të qetë, pasi e dimë që fëmijët tanë po studiojnë, socializohen dhe argëtohen mes moshatarëve të tyre, nën përkujdesjen profesionale të stafit. Mbi të gjitha, ne si prindër kemi gjetur dashamirësi, mirëkuptim e qytetari, një grup bashkëpunëtorësh fantastikë në mirërritjen dhe formimin e fëmijëve tanë! Fillimin e shkollës e presim gjithnjë me shumë dëshirë, edhe sepse fëmijët mezi presin të ribashkohen me miqtë dhe stafin e Qendrës Lincoln.

Irena & Granik Shtraza Prindër të Study Hall

Me fat që të dy fëmijët tanë janë pjesë e “familjes” suaj të madhe prej katër vitesh tashmë. Kjo për faktin që ata ndihen në habitatin e tyre falë respektit dhe dashurisë që i jep gjithë stafi i Lincoln pa përjashtim. Ne si prindër gjithashtu ndihemi të qetë sepse fëmijët vijnë me dëshirë. Pas kaq vite eksperience kemi kuptuar që aktivitetet (detyrat e përditshme më saktë) si: përgatitja e detyrave të shkollës, mësimi i anglishtes dhe ngrënia e drekës në GRUP, bëhen interesante dhe argëtuese. Nuk mund të lë pa përmendur kopshtin e gjelbëruar dhe aktivitet e ndryshme si kanto, muzikë, lojëra të ndryshme, shijimi i filmave në kohë me shi etj., që e bëjnë akoma më të këndshëm qëndrimin në Qendër.

Realda Muça Prind i dy fëmijëve në Study Hall

Jemi shumë të kënaqur me shërbimin!

Jemi shumë të kënaqur me shërbimin, veçanërisht me mësueset që janë shumë të komunikueshme. Na pëlqen prandaj i sjellim fëmijët. (Study Hall, LC1)

Marjana Bruçi Prind, Study Hall