Më të fundit nga qendrat Linkoln!

by | 07.30.2019
Zhvillimet e fundit ne Linkoln

Përshëndetje miq!

Urojmë të jeni duke kaluar një verë shplodhëse! 

Ju njoftojmë se në qendrat Linkoln, do bëjmë një shkëputje të shkurtër dy javore 1-16 gusht, për pushimet verore.

Ndërkohë, dëshirojmë t’ju njoftojmë për disa nga zhvillimet e ndryshme si më poshtë:
 

Kurse intensive për të rritur, në gusht

Nëse keni qenë duke pritur të filloni një kurs intensiv gjuhe anglisht apo gjermanishtfundi i gushtit është shansi i fundit për t’u regjistruar në një prej kurseve tona. Na kontaktoni direkt ose vizitoni faqen tonë për më shumë informacion. Ju mirëpresim!


Sezoni i vjeshtës

Kurset për fëmijët fillojnë më 2 & 3 shtator
Në shtator do rikthehemi me të gjitha kurset e fëmijëve që do rifillojnë në 2 & 3 shtator. Nëse dëshironi të regjistroni fëmijën tuaj në një kurs të gjuhës angleze apo gjermane, kjo është periudha e përshtatshme, pasi mjaft kurse kanë vende të kufizuara.
 
Study Hall, fillojmë me 16 shtator
Një program fantastik për fëmijët e klasave të para deri në të katërta, ku fëmija juaj jo vetëm do marrë ndihmë për të bërë detyrat e shkollës, por njëherazi do mund të mësojë anglisht, muzikë, praktikojë artet vizive, e shumë aktivitete të tjera. Ju ftojmë të vizitoni faqen tonë ose na kontaktoni direkt për t’u regjistruar pasi vendet janë të kufizuara!
 
Kurset për të rritur, 2 & 3 tetor
Në tetor rikthehemi me kurset normale të gjuhës si dhe gjithë programet e tjera për të rriturit (mosha mbi 16 vjeç). Për një listë të përmbledhur me kurset tona, ju ftojmë të vizitoni faqen tonë këtu ose na kontaktoni direkt. Do kemi njoftime të tjera në javët në vazhdim.
 
Për më shumë informacion na ndiqni në mediat sociale FacebookInstagramYouTube apo në faqen tonë zyrtare. 

Ju urojmë një verë vërtetë fantastike!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *