Projekti i ndërveprimit kulturor, bashkëpunim me Cross Culture Lab
(Bashkëpunim i qendrës Lincoln dhe Cross Culture Lab)
Qendra Lincoln i vjen në ndihmë studenteve të saj, që kanë një nivel gjuhësor të lartë të gjuhës angleze duke i përfshirë në projektin “Cross Culture Project” në bashkëpunim me Z. Altin Vogli nga Cros Culture Lab.
Synimi i këtij projekti është që fëmijët shqiptarë të komunikojnë dhe praktikojnë nocionet gjuhësore online, përmes një pajisjeje VR – Oculus dhe të shkëmbejnë informacione kulturore me bashkëmoshatarë amerikane.
Për momentin grupi i dytë i fëmijëve mblidhet dy herë në javë pranë qendrës Lincoln 2. Për këta fëmijë bota nuk njeh kufij më, pasi socializimi dhe ndërveprimi kulturor mund të realizohet edhe nëpërmjet teknologjisë “në tryeza virtuale”.
Projekti zakonisht zgjat tre muaj dhe do të përsëritet duke filluar nga vjeshta e ardhshme.