Matura shtetërore: kurse përgatitore për gjuhën angleze!

by | 02.20.2019
Matura shteterore kurse pergatitore anglisht

Të dashur studentë!

Nëse provimi i gjuhës angleze është një nga sfidat tuaja për maturën shtetërore, atëherë ju ftojmë në Linkoln të përgatiteni për të arritur rezultate sa më të larta kur të aplikoni për në universitet.

Qendrat Linkoln kanë mbi 21 vite eksperience në mësimdhënien e gjuhës angleze me mësues të kualifikuar dhe të trajnuar.


Çfarë ju ofrojnë kurset përgatitore për gjuhën angleze?

  • Vlerësim të saktë të nivelit tuaj të anglishtes si dhe ku duhet të përqëndroheni.
  • Këshilla dhe strategji të vlefshme për testin bazuar mbi nevojat dhe mangësitë gjuhësore.
  • Kujdes individual të mësuesit në klasë që të arrini objektivin që i keni vënë vetes.
  • Siguri bazuar mbi rezultatet e larta të ish-studentëve në provimin e maturës.

 

Rreth kursit përgatitor

Kurset intensive janë hartuar për ju që po përgatiteni për testin e anglishtes së Maturës Shtetërore bazuar në programin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, me theksin në aftësimin tuaj në tre fusha:

  • të kuptuarit e një teksti,
  • shkrimin e një eseje, si edhe
  • përdorimin e saktë të fjalorit dhe strukturave gramatikore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *