Programi i kontabilitetit praktik
Ky program i shërben të gjithë studentëve të financës dhe kontabilitetit, të porsadipllomuar ose ende në shkollë. Programi synon t’ju përgatisë dhe pajisë me njohuritë e duhura në këtë fushë.
Programi përmban 18 seanca nga 1 orë e gjysëm secila ku përfshihen:
Moduli i Excel-it: 4 seanca
- Mësimi i elementëve të faqes së punës
- Formatimi i tekstit, qelizave, formatimi me kusht, etj.
- Renditja, filtrimi
- Formulat
- Grafikët, etj.
Moduli i kontabilitetit: Alpha Web: 8 seanca
- Shpjegimi i llogarive
- Hapja e ndërmarrjes
- Hapja e artikujve
- Puna me inventaret, magazinën
- Puna me arkën, bankën, etj.
- Raportet, etj.
Sistemi i taksave : 6 seanca
- Deklarimi i taksave
- Deklarimi i sigurimeve
- Deklarimi i librave të shitjes
- Deklarimi i librave të blerjes
- Përgatitja e bilancit në Excel
- Mbajtja e dokumentave, etj.