Të kuptojmë një tekst pa hapur fjalorin

by | 04.03.2018

Gjatë leximit të një teksti ju mund të ndesheni me fjalë ose shprehje të panjohura. Një strategji e mirë është kapërcimi i tyre, nëse ato nuk janë të nevojshme për të kuptuar paragrafin apo tekstin në tërësi. Por, nëse kuptimi i paragrafit apo tekstit është i paqartë si rezultat i moskuptimit të këtyre fjalëve atëherë është e domosdoshme që këto fjalë të analizohen. Disa nga teknikat gjuhësore që mund të përdorni janë si më poshtë:

  1. Sinonimet

Sinonimet janë një element i rëndësishëm që ndihmojnë në të kuptuarit e një teksti, si dhe në pasurimin e fjalorit. Sinonimet e fjalëve të panjohura janë përgjithësisht më të thjeshta dhe më të përdorshme dhe zakonisht ato veçohen me presje, me viza ose në disa raste edhe në kllapa.

Për shembull: “This energy also fuels –supports- her passion for wolves.”

Përdorimi i vizave ndarëse janë një tregues shumë i thjeshtë që sugjerojnë se “fuels” do të thotë “supports”.

 

  1. Shembujt

Shembujt përgjithësish prezantohen nga shprehje të tilla si: for example, such as, dhe like. Ndonjëherë ato pasojnë shenjën e pikësimit (:)

Për shembull: “Since then, Reed has reconstructed sand versions of major landmarks from around the world, such as the Eiffel Tower, Notre Dame, and the Hagia Sophia.”

Pra çfarë janë “landmarks”? Fjala“such as” tregon se Eiffel Tower, Notre Dame dhe Hagia Sophia janë shembuj të kësaj fjale e cila iu referohet ndërtesave të famshme.

 

  1. Kontrasti

Kontrasti shpreh dallimet kuptimore midis dy ose më shumë fjalëve. Fjalët që sugjerojnë kontrastin janë shprehje të tilla si: unlike, as opposed to, not, but, instead of, whereas.

Për shembull: “Unlike scuba divers, freedivers don’t use oxygen tanks; freedivers dive while holding their breath.” Fjala “unlike” sugjeron se në fjali kemi një situatë kontrasti. “Freedivers”e mbajnë frymën kur zhyten ndërsa “scuba divers” përdorin bombolat me oksigjen për tu zhytur.

 

  1. Parashtesat dhe prapashtesat

Parashtesat dhe prapashtesat luajnë një rol tepër të rëndësishëm në kuptimin e fjalëve të reja.  Duke ditur kuptimin e disa prej tyre, puna juaj për të kuptuar tekstin lehtësohet.

Për shembull: Un- Dis- ir- im-   shërbëjnë për të krijuar të kundërtën e fjalës që ju dini – able- unable ; satisfied- dissatisified; Po kështu – ful  and – less janë prapashtesa me kuptim tw kundërt – useful ≠useless

 

  1. Fjalitë ndihmëse

Shpesh fjalitë që fillojnë me “who, which, that” ju ndihmojnë të gjeni kuptimin e fjalës së panjohur.

Për shembull: “Many new businesses go bankrupt, which means they lose everything”. Fjalia që fillon me “which” sugjeron/shpjegon se “go bankrupt’ do të thotë  “lose everything.”

 

Autor: Petro Plasa, MA

2 përgjigje te “Të kuptojmë një tekst pa hapur fjalorin”

  1. Marjana thotë:

    Përshëndetje. Jam e interesuar të mësoj dhe praktikoj të folurën në anglisht.

    Mendoj që jam në nivelin mesatar por kam shumë nevojë për të mësuar intensivisht, mundeësisht për 3 ose 4 muaj.

    Në Ç’mënyrë mund të më ndihmoni ose sugjeroni?

    A ka ndonjë mënyrë program për të mësuar vetë anglishten?

    Faleminderit.

    Marjana

  2. Jozita thotë:

    Përshëndetje Znj. Marjana,

    Ju falenderojmë që po kontaktoni qendrën Linkoln.
    Sezoni i ardhshëm nis më 4 qershor me kurse kryesisht intensive (çdo ditë).

    Kurset e gjuhës angleze zhvillohen me metodat e Universitetit të Kembrixhit. Qendra Linkoln ofron të gjitha nivelet, nga niveli fillestar deri në të përparuar përfshirë TOEFL dhe IELTS. Çdo nivel zhvillohet në 45 seanca/ 80 min, 3 herë në javë, 30/120 minuta për ato që janë 2 herë në javë dhe 5 herë në javë për kurset intensive. Në rast se keni njohuri të gjuhës angleze, duhet të kryeni një test i cili përcakton nivelin tuaj gjuhësor, duke u bazuar në metodat që përdorim ne. Ky test zgjat 60 min dhe kushton 600 Lek. Për TOEFL dhe IELTS, kryhet test specifik për sejcilin me pagesë 800 Lek. Rezultati i testit jepet menjëherë pas përfundimit të tij.
    Nivelet fillestar (Begninner) dhe mbi fillestar (Advanced Beginner) kushtojnë €189 secili, nivelet mesatar i ulët (Low Intermediate) dhe mesatar (Intermediate) kushtojnë €199 secili, dhe nivelet mbi mesatar (Upper Intermediate) dhe i përparuar i ulët (Low Advanced) kushtojnë €249 secili. Librat e secilit nivel kushtojnë €25. TOEFL 4 mujor dhe IELTS 4 mujor kushtojn sejcili €249, TOEFL 2 mujor kushton €189. Librat për këto kurse kushtojnë €30

    Regjistrimet zhvillohen çdo ditë nga ora 8:00-20:00 në secilën prej qendrave Linkoln, Lincoln 1 Pazari i Ri ose Lincoln 2 në Bllok.
    Ju lutemi të na kontaktoni për informacione të mëtejshme në numrin +355 4 2400260 ose +355 68 20 83 308.
    Gjithë të mirat,
    Stafi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *