Vijojnë regjistrimet për kurset e marsit!

by | 01.11.2018

Kurset e reja fillojnë në shkurt

Dëshironi të përmirësoni aftësitë tuaja në gjuhën angleze?

Merrni sot një hap në drejtimin e duhur!

Qendrat Linkoln ju ftojnë në kurset e gjuhës angleze që fillojnë në mars.

Nxitoni të zgjidhni kursin e preferuar ndërsa vazhdojmë me regjistrimet për të gjitha nivelet, për fëmijë e të rritur.

  Studentët dhe gjimnazistët përfitojnë 10% ulje!  

Sugjerim: Nëse jeni të pavendosur, na kontaktoni dhe mund të ndiqni një apo dy nga klasat tona para se të regjistroheni përfundimisht!

Kurset tona mund t’i gjeni të përmbledhura si më poshtë:


ANGLISHT PËR FËMIJË

PËR MOSHAT 4-8 VJEÇ

Ju ofrojmë dy programe të cilët e nxisin fëmijën tuaj të mësojë anglisht si gjuhën e nënës nëpërmjet argëtimit e kujdesit individual.

Programi i Kembrixhit “Super Safari” për moshat 5-7 vjeç dhe programi “GrapeSEED” për moshat 4-8 vjeç, kanë qenë një sukses gjatë 5 viteve të fundit.

 

PËR MOSHAT 8 -15 VJEÇ

Kurse të gjuhës angleze të ndara sipas moshave, nga niveli fillestar deri në atë të përparuar. Një test paraprak përcakton nivelin e tyre.

Përgatitje për provimin e klasës së nëntë – për të arritur nivele sa më të larta në provim.


KURSE TË VEÇANTA PËR FËMIJË

Kurset të gjuhës gjermane (mosha 8 – 15 vjeç).

Study Hall – Program pas shkolle, për kryerjen e detyrave dhe program i larmishëm (anglisht, muzikë dhe art) për fëmijët 6 deri në 10 vjeç.

Kurse kanto, piano, kitarë, violinë dhe violoncel –  për grupmoshat 4-6 vjeç; 7-15 vjeç.


KURSET PËR TË RRITUR

  1. KURSE TË PËRGJITHSHME TË GJUHËS ANGLEZE: Këto kurse ofrohen nga niveli fillestar deri në atë të përparuar.
  2. Kurse përgatitore për TOEFL® iBT / SAT / IELTS / APTIS. Kurset tona përgatitore kanë fokus suksesin tuaj, për rezultate sa më të larta në provim.
  1. Kurse anglisht për qëllime specifike që ju ndihmojnë të përmirësoni komunikimin e përditshëm në profesionin tuaj! Business English, Written and Spoken Communication, Specific English in Use (Medicine / Law / Finance / Hospitality / Marketing and Media etc.)
  1. GJUHË TË TJERA: Gjuhë gjermane. / Gjuhë shqipe për të huaj.
  1. KURSE TË ZHVILLIMIT PROFESIONAL: Nëpërmjet një ekipi trajnuesish amerikanë, ju ndihmojmë të jeni të suksesshëm në jetë dhe në punë (Emotional Intelligence, Dynamic Presentations, Leadership, Time Management, etc)

10 përgjigje te “Vijojnë regjistrimet për kurset e marsit!”

  1. Astrit Ramallari thotë:

    Pershendetje! Interesohem per kurs intensiv anglisht nqs ka nga fillimi i marsit dhe ne vazhdim. Dhe sa kushton.
    Faleminderit.

    • Jozita thotë:

      Pershendetje Z. Astrit!

      Ne do te kemi regjstrime gjate shkurtit per te nisur edhe ne mars kurse te reja. Fillimisht duhet te kryeni nje testim percaktues niveli, nese nuk jeni fillestar. Kurse intensive zhvillojme duke nisur nga muaji qershor deri ne shtator. Kete periudhe kurset zgjasin 4 ose 5 muaj (sipas nivelit)
      Na kontaktoni me telefon ose kaloni prane qendres sone per me teper detaje.

      Faleminderit,

      Stafi

    • Flora thotë:

      Interesohm per mbesen,pasi eshte maturante.Kurs intensiv.per 3 muaj.Anglisht.

      • Jozita thotë:

        Përshëndetje Znj. Flora,

        Ju falenderojmë që po kontaktoni qendrën Linkoln në lidhje me kurset e gjuhës angleze.
        Sezoni i radhës nis dt. 6 mars e në vazhdim.

        Kurset e gjuhës angleze zhvillohen me metodat e Universitetit të Kembrixhit. Qendra Linkoln ofron të gjitha nivelet, nga niveli fillestar deri në të përparuar përfshirë TOEFL dhe IELTS. Çdo nivel zhvillohet në 45 seanca/ 80 min, 3 herë në javë, 30/120 minuta për ato që janë 2 herë në javë. Në rast se keni njohuri të gjuhës angleze, duhet të kryeni një test i cili përcakton nivelin tuaj gjuhësor, duke u bazuar në metodat që përdorim ne. Ky test zgjat 60 min dhe kushton 600 Lek. Për TOEFL dhe IELTS, kryhet test specifik për sejcilin me pagesë 800 Lek. Rezultati i testit jepet menjëherë pas përfundimit të tij.
        Nivelet fillestar (Begninner) dhe mbi fillestar (Advanced Beginner) kushtojnë €189 secili, nivelet mesatar i ulët (Low Intermediate) dhe mesatar (Intermediate) kushtojnë €199 secili, dhe nivelet mbi mesatar (Upper Intermediate) dhe i përparuar i ulët (Low Advanced) kushtojnë €249 secili. Librat e secilit nivel kushtojnë €25. TOEFL 4 mujor dhe IELTS 4 mujor kushtojn sejcili €249, TOEFL 2 mujor kushton €189. Librat për këto kurse kushtojnë €30

        Regjistrimet zhvillohen çdo ditë nga ora 8:00-20:00 në secilën prej qendrave Linkoln, Lincoln 1 Pazari i Ri ose Lincoln 2 në Bllok.
        Ju lutemi të na kontaktoni për informacione të mëtejshme në numrin +355 4 2400260 ose +355 68 20 83 308.

        Gjithë të mirat,
        Stafi

  2. Marlinda thotë:

    Pershendetje,

    Une jam e interesuar per kurs anglishteje per qellime specifike dhe konkretisht fusha ne te cilen une ushteoj aktivitetin tim profesional eshte arkitektura dhe ndertimtaria. Mendoni se keni profesor qe mund te me asistojne per kete?
    Ju falenderoj,
    Marlinda tafaj

    • Jozita thotë:

      Pershendetje Znj. Marlinda,

      Ne kemi metoda dhe profesore qe mund t’ju asistojne per anglishten ne profesionin tuaj. Na kontaktoni me telefon ose kaloni prane njeres prej qendrave Lincoln per te marre me shume informacion.

      Gjithe te mirat,

      Stafi

  3. Elona thotë:

    Pershendetje ! Jam e interesuar per kurs pergatitor per TOEFL. A fillon ndonje kurs tani ?? Faleminderit

  4. Jozita thotë:

    Pershendetje Elona,

    Te falenderojme per interesimin ne qendren Lincoln!
    Kurset pergatitore per TOEFL mund te nisin gjate muajit mars e ne vazhdim. Do te jemi gjithe kohen me regjistrime.
    Ju lutemi na kontaktoni me telefon ose kaloni prane qendrave tona per me shume informacion.
    Faleminderit,
    Stafi

  5. Ani thotë:

    Përshëndetje. Mund të më thoni si zhvillohen kurset në gjuhën angleze në kohë? Jam e interesuar sa zgjat 1 nivel (jo i përshpejtuar) dhe nëse mund të zhvillohet gjatë paradites. Flm.

  6. Jozita thotë:

    Përshëndetje Ani,

    Ju falenderojmë që po kontaktoni qendrën Linkoln në lidhje me kurset e gjuhës angleze.
    Sezoni i radhës ka nisur dt. 6 mars dhe do të vazhdojë.

    Kurset e gjuhës angleze zhvillohen me metodat e Universitetit të Kembrixhit. Qendra Linkoln ofron të gjitha nivelet, nga niveli fillestar deri në të përparuar përfshirë TOEFL dhe IELTS. Çdo nivel zhvillohet në 45 seanca/ 80 min, 3 herë në javë, 30/120 minuta për ato që janë 2 herë në javë. Në rast se keni njohuri të gjuhës angleze, duhet të kryeni një test i cili përcakton nivelin tuaj gjuhësor, duke u bazuar në metodat që përdorim ne. Ky test zgjat 60 min dhe kushton 600 Lek. Për TOEFL dhe IELTS, kryhet test specifik për sejcilin me pagesë 800 Lek. Rezultati i testit jepet menjëherë pas përfundimit të tij.
    Nivelet fillestar (Begninner) dhe mbi fillestar (Advanced Beginner) kushtojnë €189 secili, nivelet mesatar i ulët (Low Intermediate) dhe mesatar (Intermediate) kushtojnë €199 secili, dhe nivelet mbi mesatar (Upper Intermediate) dhe i përparuar i ulët (Low Advanced) kushtojnë €249 secili. Librat e secilit nivel kushtojnë €25. TOEFL 4 mujor dhe IELTS 4 mujor kushtojn sejcili €249, TOEFL 2 mujor kushton €189. Librat për këto kurse kushtojnë €30

    Regjistrimet zhvillohen çdo ditë nga ora 8:00-20:00 në secilën prej qendrave Linkoln, Lincoln 1 Pazari i Ri ose Lincoln 2 në Bllok.
    Ju lutemi të na kontaktoni për informacione të mëtejshme në numrin +355 4 2400260 ose +355 68 20 83 308.

    Gjithë të mirat,
    Stafi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *