Jemi rihapur me datë 16 gusht!

by | 08.12.2016

Kurset e fundveres 2016

Përshëndetje miq,

Së pari, urojmë që të jeni duke kaluar një verë relaksuese!

Po ju shkruajmë për t’u njoftuar se qendrat Linkoln janë rihapur dhe ndërkohë po vijojmë me regjistrimet për kurset intensive të gjuhës për të rriturit që fillojnë me datë 18 gusht.

Nëse keni planifikuar të bëheni pjesë e këtyre kurseve intensive (6 javore), që ju lejojnë të përfundoni një nivel gjuhësor, atëherë mos nguroni të mbushni formën këtu poshtë ose të paraqiteni vetë pranë qendrave tona gjatë datave 16, 17 dhe 18 gusht.

Nëse ju jeni një profesionist apo sipërmarrës, atëherë fundi i verës mund të jetë koha ideale për të mësuar një gjuhë të huaj apo për ta avancuar më tej nivelin gjuhësor që keni.

Nëse ju jeni student, atëherë fundi i verës është mundësia t’i paraprini stresit të rikthimit në shkollë apo testimit për shkollë duke bërë një kurs përgatitor për gjuhën angleze, TOEFL-in, IELTS-in.

Cilido qoftë statusi juaj në jetë dhe profesion, ne ju ftojmë t’i jepni verës një mundësi të dytë!

Testi paraprak

Ju kujtojmë se nëse nuk jeni student ekzistues i qendrave Linkoln, atëherë mund t’ju duhet të bëni një testim paraprak për të përcaktuar nivelin tuaj gjuhësor. Testimi mund të bëhet në çdo moment pranë qendrave tona, por bëhet gjithmonë para fillimit të kursit ndaj mos e lini për momentin e fundit.

Kurset e tjera

Edhe nëse nuk jeni të interesuar të regjistroheni për kurset intensive, gjithsesi mos nguroni të na kontaktoni me pyetjet/kërkesat tuaja që të mund t’ju ndihmojmë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *