A ju duket vazhdimisht sikur është e vështirë të gjeni kohën për të studiuar apo përmirësuar gjuhën edhe pse e pranoni se ju duhet vërtetë?
Kjo fundvere është një mundësi ideale dhe e fundit e vitit për t’i dhënë vetes një shtysë.
Këto kurse do ju lejojnë të arrini rezultate që do mund t’i shihni brenda pak javësh.
Përkushtimi dhe angazhimi juaj do t’ju kthehen shumë shpejt në inkurajim nga përparimi i shpejt që do të keni këtë fundvere.
Gjatë kësaj kohe, do keni vazhdimisht mbështetjen e mësuesve tanë të kualifikuar që do jenë duke ju ndihmuar e mbështetur individualisht që të arrini synimin e vendosur.
Mos nguroni të merrni vendimin e duhur sot.
Më poshtë do gjeni më shumë informacion rreth kurseve që do ofrohen, por ju ftojmë të na kontaktoni direkt për çdo pyetje apo kërkesë që mund të keni.
Kurse intensive për gjuhën angleze dhe gjermane
Kurset e gjuhës angleze mbështeten në ‘Common European Framework’, që përcakton nivelin gjuhësor dhe certifikatën tuaj për çdo qëllim që ju duhet.
Kurset e gjuhës gjermane ofrohen në katër nivele, të shoqëruara me tekste informative, këshilla për mësimnxënien dhe ushtrime të përshtatshme për nivelin tuaj.
- Periudha e kurseve: gusht – shtator
- Kurse super intensive: 120 min. çdo ditë
- Kurse individuale sipas nevojave specifike
Kurse përgatitje për TOEFL, IELTS, SAT dhe APTIS
Garantoni suksesin tuaj akademik me kurset përgatitore intensive për TOEFL-in, IELTS-in, SAT-in dhe APTIS.
Ju keni përparësinë të regjistroheni dhe për të dhënë provimin e TOEFL-it në Linkoln.
- Periudha e kurseve: gusht – shtator
- Kurse super intensive: 120 min. çdo ditë
- Kurse individuale sipas nevojave specifike