Klikoni titujt për të mësuar më shumë rreth kurseve specifike që ofrojmë:
Business English
Ky kurs është një udhëzues i shkrimeve të përditshme nga ana e përdoruesve të nivelit të ndërmjetëm të anglishtes. Ai përmban shkrimin e një sërë dokumentash të ndryshëm si: letër shoqëruese, letër drejtuar një aplikuesi për punë, kërkesën për shërbim, konfirmimin e shërbimit, porosistjen e furnizimeve, konfirmimin e porosisë, kërkesën për informacion, dhënien e informacionit, letra pretendimi, letra sqarimi, memo, letra pune, letra ndaj klientëve dhe letra personale. Po kështu, jepen edhe modele si shkruhen letra, mesazhe elektronike (e-mail), fakse, memo, të cilat i udhëzojnë studentët që të shkruajnë qartë dhe saktë.
Writing for Impact
Ky kurs është hartuar për profesionistët e biznesit që kanë njohuri të mira të gjuhës angleze dhe duan të përmirësojnë aftësitë e tyre në shkrim.
“Writing for Impact” ju mëson si të shkruani mesazhe elektronike (e-mail), letra, ftesa e raporte biznesi duke u përqëndruar në efikasitet, qartësi dhe thjeshtësi për të lënë një përshtypje të mirë. Në të njëjtën mënyrë, i kushtojmë rëndësi përdorimit të të menduarit kritik gjatë shkrimit.
Intellectual and Business Conversation
Ky kurs është hartuar veçanërisht për të gjithë ata që kanë një nivel të përparuar të gjuhës angleze dhe dëshirojnë të përmirësojnë aftësitë e tyre komunikuese. Fokusi është në shqiptimin amerikan, ndërtimin e fjalëve, kuptimin e idiomave dhe përdorimin e tyre në mënyrë të natyrshme. Secili mësim përfshin një pyetësor të shkurtër si fillim, ndërtim fjalësh, praktikë në shqiptim, diskutim temash, përdorim të saktë të idiomave dhe përkthim spontan.
English for Marketing Professionals
Ky kurs i shkurtër, i cili është hartuar nga Chartered Institute of Marketing (CIM) dhe jepet nga një ekspert i medias sociale dhe marketingut, përdor detyra praktike dhe skenarë real për t’ju ndihmuar me terminologji dhe aftësi komunikuese që ju nevojiten për një karrierë në marketing. Kursi ju udhëzon mbi një sërë çështjesh në lidhje me marketingun si plane marketingu, studime tregu dhe marketing dixhital. Përveç terminologjisë, do të pajiseni me aftësi specifike si kryerja e një auditi financiar duke përdorur SWOT, PESTLE dhe Five Forces, organizimi i fushatave financiare, eventeve, ekspozitave si edhe hartimi i strategjive dixhitale financiare.
Profesionalizëm për Sekretaret në një Mjedis Shumëgjuhësh
Kurs i ndërtuar specifikisht për folës të përparuar të gjuhës angleze që dëshirojnë të përmirësojnë aftësitë e tyre bashkëbiseduese, që thekson rëndësinë e shqiptimit të saktë të gjuhës dhe ndërtimin e fjalorit, si edhe përdorimin e shprehjeve në mënyrë të natyrshme dhe me vetëbesim. Secili mësim përfshin një pyetësor të shkurtër hyrës, praktikimin e shqiptimit dhe ndërtimit të fjalorit, tema bashkëbiseduese, të mësosh të përdorësh shprehje dhe praktikimin e përkthimit në të cilat studentët mund të marrin pjesë.
Anglishte Profesionale - Financë
Anglishtja profesionale për financë mbulon një gamë të gjerë fjalori financiar, duke u dhënë studentëve siguri në vetvete dhe aftësi për të punuar në një mjedis financiar. Ky kurs përfshin 50 mësime që mbulojnë të gjitha pamjet e fjalorit financiar, tema në administrim, huamarrje, huadhënie, bankë, shprehje dhe metafora specifike bankare e shumë të tjera. Ky kurs është i përshtatshëm për studentë të nivelit të ndërmjetëm të lartë të zotërimit të anglishtes.
Anglishte Profesionale - Ligj
Anglishtja profesionale ligjore është e përshtatshme për studentë të nivelit të ndërmjetëm të lartë deri në të përparuar dhe përmban 45 mësime që mbulojnë një gamë të gjerë të terminologjisë ligjore. Temat përfshijnë ligjin mbi koorporatat, detyrimet dhe të drejtën e pronësisë. Libri gjithashtu përfshin fjalor të përgjithshëm ligjor duke u ofruar profesionistëve ligjorë aftësitë për të cilat kanë nevojë çdo ditë në punë.
Anglishte Profesionale - Mjekësi
Anglishtja profesionale mjekësore është domosdoshmëri për çdo person të përfshirë në fushën mjekësore.
Ky kurs ka 60 mësime që mbulojnë një gamë të gjerë fjalori duke u dhënë studentëve besimin dhe aftësitë për të përdorur anglishten në një mjedis mjekësor.