Resurset Organizacionale dhe Shendeti Mendor i Punonjesve
Nxisim nje Mjedis Pune me te Shendetshem!
Tema e muajit Qershor:
Ankthi
Si na Ndikon Ankthi & Cfare mund te bejme per t'u kujdesur per veten dhe te tjeret?
Na u bashkoni nderkohe qe paneli i psikologeve adreson pyetje te tilla si:
- Cfare eshte ankthi?
- Si funksionon ankthi dhe si na ndikon ai?
- Cfare mund te bejne lideret dhe te tjeret per t'u kujdesur per ata qe luftojne me ankthin?
Nje bashkebisedim me:

DeAnne Sula
Psikologe
DeAnne eshte nje psikologe dhe themeluese e Qendres se Keshillimit ne Tirane. Ajo ka nje Bachelor te Arteve ne Psikologji (ne Shqiperi njesuar si Master Shkensore ne Psikologji) dhe nje Master te Arteve ne Shendetin Mendor Klinik. Asaj i pelqen te punoje me femije, adoleshente dhe te rritur, duke i ndihmuar ata te fitojne aftesi, te kuptojne veten e tyre dhe te rriten drejt mireqenies mendore gjate gjithe jetes. Deanne eshte mirenjohese per koleget e saj (perfshire Anen) te cilet punojne perkrah saj ne ofrimin e nje kujdesi te shkelqyeshem te shendetit mendor ne komunitet. DeAnne Sula eshte e martuar me burrin e saj Roland (Landi) Sula per njezet vjet. Ajo eshte nene e dy adoleshenteve te mahnitshem. Ajo ka jetuar dhe punuar ne rajonin e Kosoves dhe Shqiperise qe nga viti 1999.

Ana Shkembi
Psikologe
Ana eshte nje Psikologe i liçencuar dhe punonjese me pervoje ne sistemin e mbrojtjes se femijeve dhe sistemin arsimor ne Shqiperi. Eshte diplomuar ne psikologji organizative dhe shkollore ne 2007 dhe me pas perfundoi dhe studimet e dyta per master shkencor ne psikologji klinike. Ajo ka mbajtur pozicione si Specialiste e Pergjegjesise se Korporatave ne institucion Mikrofinanciar; Koordinatore e Projektit, Oficer Advokacie, Peer Support ne nje organizate nderkombetare dhe pozicionin e Menaxherit te Operacioneve ne nje organizate lokale, pozicione keto qe kerkonin bashkeveprim me partneret, punonjesit, klientet, perfituesit dhe aftesine per te bere lidhje midis departamenteve te ndryshme. Ekspertiza e saj ne keshillim, solli nje numer te ri te metodologjive dhe nderhyrjeve te pershtatura sipas profilit te perfituesve ne çdo pozicion qe ajo mbajti. Pas termetit dhe gjate pandemis ajo u sherbeu vullnetarisht te rriturve, femijeve dhe grupeve te ndryshme qe kishin nevoje per sherbime psikologjike ne Thumane, Durres dhe Tirane. Tani Ana po punon si Psikologe ne Tirana Counseling Center.
Data & Ora: Qershor 8, 15:00-16:15
Vendndodhja: Online. Linku i Zoom dergohet sapo merret konfirmimi
Kostoja: 10 Euro per sesionin.
Konfirmoni regjistrimini duke na derguar email te ibardhi[@]lincoln.org.al.
Programi:
15:00 -15:30 Prezantim & Intervista me Foleset
15:30 -15:50 Diskutime ne Grupe te vogla
15:50 -16:15 Permbledhje e Diskutimeve ne Grup & Mbyllja
Objektivat: Pjesemarresit do te:
- Rrisin kapacitetin e organizatave te tyre per te krijuar mjedise te shendetshme te punes
- Standardizojne praktikat brenda organizatave te tyre per t'ju pergjigjur nevojave te shendetit mendor
- Te udheheqin me shembuj ne krijimin e praktikave te shendetshme per veten dhe te tjeret
Historiku:
Gjate pandemise, organizatat kane pare nje rritje te ndikimit te shendetit mendor ne performancen e punonjesve. Drejtuesit e organizatave po kerkojne t'i pergjigjen ndikimit te diteve te shtuara te lejes per arsye shendetesore, mungesave ne punes, depresionit, hidherimit te zgjatur dhe 'burnout'. Keto nuk jane sfida te reja. Por keto sfida po behen gjithnje e me domethenese.