Trajnime për mësuesit e gjuhës angleze
Qendra Lincoln prej më shumë se 25 vitesh ndihmon në rritjen profesionale të mësuesve të gjuhës angleze. Këtë sezon ajo zhvillon dy trajnime të rëndësishme për mësuesit e gjuhës angleze të shkollave publike dhe private, të cilët dëshirojnë të rriten profesionalisht, por edhe të përfitojnë kreditet e nevojshme.
Trajnimi 1: “Aplikimi i metodave të reja në mësimdhënien e gramatikës dhe fjalorit të guhës së huaj.”
- Datat: 23 dhe 24 mars,
- Ora: 14:00-17:00
- Vendi: Lincoln Bllok , Tiranë
Trajnimi 2: “Integrimi i mendimit kritik në mësimdhënien e gjuhës së huaj”
- Datat: 8-9-10 maj
- Ora: 9:00-17:00
- Vendi: Qendra Lincoln, Shkodër
- Datat: 15-16-17 maj
- Ora: 9:00-17:00
- Vendi: Lincoln Bllok, Tiranë
Trajnimet janë të akredituara nga Ministria e Arsimit dhe përzgjedhja e tyre bëhet përmes Portalit të Mësuesit. Na vizitoni nga afër për të mësuar më shumë e për t’u regjistruar.
✉ info@lincoln.org.al
☎️ +355 68 208 3308 | +355 68 201 0607 | +355 67 60 27 565
📍 Rruga Ismail Qemal, Nr. 31, Tiranë | Tek Hysajt, mbrapa Fakultetit Juridik, Shkodër