Perfitoni 10-20 perqind ulje ne nentor

Përfitoni 20% ulje nëntor


Përfitoni 20% ulje për klasat në nëntor, që zhvillohen nga 8:00 - 15:30.

Ofertë e vlefshme vetëm për kurset e anglishtes së përgjithshme.

Mirë se erdhët!

Cilësia e mësimdhënies dhe kujdesi i personalizuar janë dy nga faktorët që na diferencojnë prej 22 vitesh.

Qëllimi i ynë është t’ju ndihmojmë personalisht që të aftësoheni për të arritur qëllimet tuaja në shkollë, universitet, karrierë apo jetën personale.

Për t'u regjistruar ju lutem vizitoni një prej qendrave tona ose na kontaktoni.

Për më shumë informacion shqyrtoni titujt më poshtë.

Kurse të gjuhës angleze

Këto kurse ofrohen nga niveli fillestar deri në atë të përparuar dhe ju ndihmojnë të ndërtoni dhe përforconi njohuritë bazë të gjuhës angleze. Filozofia e tyre bazohet në komunikimin e përditshëm, në mënyrë që nxënia e gjuhës të jetë më e efektshme, më e dobishme e më kuptimplotë.

*Një test paraprak përcakton nivelin tuaj.


Kurse përgatitore për TOEFL / SAT / IELTS / APTIS

Kurset tona përgatitore kanë fokus suksesin tuaj, duke ju përgatitur për të marrë rezultate sa më të larta në provim.

Ju përmirësoni aftësitë gjuhësore, përfitoni përkujdesje personale, këshilla e teknika të nevojshme për provimin, simulime të provimit si dhe rritje të vetëbesimit për të arritur objektivin e vënë. 

Qendra Linkoln është dhe qendër e licensuar testimi për provimin e TOEFL® iBT.

*Një test paraprak përcakton nivelin tuaj.


ESP Courses – Anglishtja për qëllime specifike

Ofrohen kurse si:

Këto kurse janë një mundësi e mirë për të gjithë ju profesionistë ose studentë, që dëshironi të zhvilloni aftësitë tuaja komunikuese, si edhe njohuritë e gjuhës angleze në fushën përkatëse ku punoni apo studioni. Ju mësoni duke përdorur anglishten në situata specifike, për të qenë më të suksesshëm në fushën tuaj.

*Një test paraprak përcakton nivelin tuaj.


Kurse Gjermanisht & Shqip

​Këto kurse ofrohen nga niveli fillestar deri në atë të përparuar dhe ju ndihmojnë të ndërtoni dhe përforconi njohuritë bazë të gjuhës.

*Një test paraprak përcakton nivelin tuaj.


Kurse të zhvillimit profesional

​Nëpërmjet një ekipi trajnuesish amerikanë, si dhe me programet tona unike të zhvillimit ​profesional, ne ndihmojmë individët dhe bizneset të përmirësojnë aftësitë e tyre për të qenë të suksesshëm në punën e tyre.

Për më shumë informacion rreth gamës së trajnimeve klikoni linkun.


Kurse kompjuterike - MS Office

Ju mund të zhvilloni më tej aftësitë tuaja kompjuterike me kurset tona për paketën Microsoft Office nga niveli fillestar në atë të avancuar. Gjithashtu, ju ofrojmë edhe një kurs të ri për kontabilitetin. Klikoni për më shumë.


Mesazh falenderimi për mësuesen e IELTS

Mësuese Anila, unë ndodhem në Kanada dhe më në fund e realizova ëndrrën time ????.

Kam dhënë IELTS këtej dhe dola mirë. Materialet që lexova kanë qenë ato që kemi bërë bashkë.

Faleminderit shumë “zysha” për të gjithë punën tënde dhe përkushtimin. Edhe pas 3 viteve, këshillat e tua dhe shënimet që na jepje, janë ato që më ndihmuan.


Studente e IELTS në Kanada

Komplimente, unë jam shumë e kënaqur nga mënyra e mësimdhënies së kësaj qëndre sepse vajza ime është me rezultate të shkëlqyera ??


Valentina Nela prind, kurset anglisht për të rritur

Kurset cilësore që kam ndjekur në Linkoln përcaktuan jetën time profesionale. Edhe pse për një kohë të shkurtër, ato më ndihmuan të kem një komunikim më efektiv me të huajt. Nëse s’do të kisha mësuar anglisht në Linkoln, nuk do të isha e suksesshme në tregun e punës.


Etleva Bisha Studente në Linkoln

Falënderoj Perëndinë që më solli në këtë Qendër të përsosur. Isha gjashtë vjeç kur fillova dhe për mua ka qenë përvoja më e mirë në jetë. Mësimi i anglishtes është gjëja e vetme për të cilën unë ndjehem krenare me të vërtetë.


Sindi Studente e Shkollës së Biznesit në Bruksel, Belgjikë