Learn Albanian (Shqip)

Qendrat Lincoln ofrojnë kurse për gjuhën shqipe që prej vitit 1997, eksperiencë që na lejon t’i akomodojmë vazhdimisht nevojat e studentëve tanë të ardhshëm.

Let’s Learn Albanian

Një hyrje e shkëlqyer e gjuhës shqipe si gjuhë e huaj.

Ky kurs me dy nivele është për të rritur dhe të rinj si studentë fillestarë. Kursi përfshin shpjegime të qarta shpjeguese të aspekteve unike gramatikore të gjuhës shqipe, një larmishmëri ushtrimesh, tema bashkëkohore dhe një fokus në rrjedhshmëri dhe saktësi të përdorimit të gjuhës shqipe. Në fund të këtyre kurseve, studenti do të ketë vetëbesimin për të komunikuar në shqip.

 

Gjuha Shqipe

Këto kurse ofrojnë një qasje komunikative studentëve të nivelit të ndërmjetëm deri në të përparuar.
Studentët do të lexojnë tekste të shumta të gjuhës shqipe që të thellojnë aftësitë e tyre të të kuptuarit dhe të përfshihen në dialogje, në të shkruar dhe në të folur, të krijuara posaçërisht për t’i angazhuar ata të ndajnë ide dhe mendime. Këto kurse sfidojnë të rriturit dhe të rinjtë duke i integruar ata në aspektet unike gramatikore, leksikore dhe funksionale të gjuhës shqipe. Të dyja kurset kombinojnë aftësitë e gjuhës: të folurit, leximin, dëgjimin dhe shkrimin, për t’i ndihmuar studentët të përdorin gjuhën shqipe saktë dhe rrjedhshëm.

 

Kurse individuale të gjuhës shqipe

Kurse speciale të personalizuara ofrohen në varësi të nevojave dhe orareve të studentëve.