Program pas shkolle për fëmijët 6 deri në 10 vjeç
Të dashur prindër dhe familjarë,
A po kërkoni një vend të sigurt ku fëmija juaj mund të shkojë para apo pas shkolle për të bërë detyrat, për të mësuar anglisht, muzikë, punë dore dhe t’ju presë deri sa të ktheheni nga puna? Atëherë ju ftojmë të shqyrtoni programin tonë “Study Hall“.
Programi ynë është unik dhe lejon që fëmija juaj të argëtohet në ambjentet e bukura të qendrës Linkoln dhe t’i kryejë këto aktivitete, ndërsa është nën mbikëqyrjen e mësueseve të kualifikuara.
Nëse fëmija juaj shkon në shkollën “Fan Noli “ apo “Shkolla e Kuqe”, atëherë ju ftojmë në programin pas shkollor të ofruar nga Qendra Lincoln te Pazari i Ri.
Nëse fëmija juaj shkon në shkollën “Edit Durham “ apo “Emin Duraku”, atëherë ju ftojmë në programin pas shkollor të ofruar nga Qendra Lincoln te ish-Blloku.
Aspektet kryesore të programit janë si më poshtë:
Detyrat e shtëpisë: Mësuesit tanë i asistojnë fëmijët që të mbarojnë detyrat e shtëpisë në kohë.
Mësim anglisht: Fëmijët bëjnë anglisht sipas programeve tona mësimore, kurikulumi i Universitetit të Kembrixhit.
Projektet: Ofrohen edhe projekte të ndryshme arti, muzike, kompjuteri, shkence por jo vetëm.
Aktivitete në natyrë: Studimi balancohet me kohë të lirë dhe lojra të organizuara në natyrë.
Pushimi: Programi përfshin kohën e pushimit dhe ngrënies. Fëmijëve u ofrohen fruta të freskëta dhe pije çdo ditë. Po konsiderohet edhe mundësia e ushqimit me porosi për ata prindër që dëshirojnë ta kenë për fëmijët e tyre.
Transporti: Stafi i Lincoln do të ndihmojë për t’i marrë apo dërguar fëmijët në shkollë.
Pagesa: 120 euro/muaj (5 ditë në javë)
P.S. Klikoni për disa foto nga grupi i mesuese Anises