Kurset e vjeshtës për fëmijë

Të dashur prindër dhe familjarë!

Në Linkoln, ne i adhurojmë fëmijët. E konsiderojmë privilegj t’i japim formë dhe t’i pajisim brezat e rinj në rrugën e suksesit.

Përdorim metodat më frytdhënëse dhe të fundit për mësimdhënien, duke premtuar sukses për fëmijën tuaj.

Vëmendje i kushtohet edhe ofrimit të një mjedisi ku miqësia e tyre merr jetë.

Me një staf përkujdesës, dashamirës dhe energjik, fëmija juaj do të dëshirojë të vijë në klasë.

Ju do të na falenderoni jo vetëm për mënyrën se si u mësojmë atyre por edhe për mënyrën se si rriten të lumtur dhe me vetëbesim.

Për më shumë informacion rreth kurseve e programeve tona, ju lutem klikoni titujt më poshtë ose na kontaktoni për çdo pyetje.

 

+ Anglisht për moshat 4-8 vjeç:

Për këtë grupmoshë ofrojmë dy programe fantastike si më poshtë:

Programi i GrapeSEED, për moshat 4-8 vjeç, e ka ndryshuar mënyrën e studimit të gjuhës ku fëmija juaj mëson anglisht si të ishte gjuha e nënës. E vetmja qendër e licensuar në Europë. Ofrohet në Linkoln në Bllok.

Super SAFARI, për  moshat 5-7 vjeç, e nxit fëmijën të mësojë anglisht nëpërmjet argëtimit e kujdesit individual, njëherazi duke transmetuar vlerat njerëzore e aftësitë që do t’i  duhen në shkollë. Ofrohet tek Pazari i Ri.

+ Anglisht dhe Gjermanisht për moshat 8-15 vjeç:

Këto kurse ndahen sipas moshave nga niveli fillestar deri në atë të përparuar. Një test paraprak përcakton nivelin e fëmijëve (kliko kurset anglisht, gjermanisht​).

  • Mësimi i gjuhës përmes vlerave dhe zhvillimit të të menduarit kritik.
  • Ndërtimin e njohurive të nevojshme deri në nivelin e përparuar.
  • Mësim përmes personazheve argëtues, aktiviteteve dhe teknologjisë.

Përgatitje për provimin e klasës së nëntë – për të arritur nivele sa më të larta në provim.

 

+ Study Hall – program pas shkolle:

Study Hall është programi ynë pas shkolle, për fëmijë 6 deri në 11 vjeç.

Në këtë program fëmija juaj mëson, argëtohet dhe edukohet me vlera. Njëherazi kryen detyrat e shtëpisë dhe ndërton edukatën e të studiuarit.

Gjithashtu, mëson anglisht, art e muzikë dhe merr pjesë në aktivitete në ambientet e këndshme të qendrave Linkoln.

Programi fillon njëherazi me vitin shkollor, por për t’u bërë pjesë duhet të regjistroheni përpara për shkak të vendeve të kufizuara.

 

+ Kurse muzikore, për moshat 6-15 vjeç:

Kurset muzikore janë një mundësi ideale për ta nxitur dhe stimuluar fëmijën tuaj artistikisht. Këto kurse ofrohen individualisht ose në grupe të vogla ku fëmija juaj merr vëmendje maksimale.

Përveç mësimit në klasë fëmija juaj do angazhohet edhe nëpër mini-koncerte dhe aktivitete të tjera brenda dhe jashtë Linkoln-it. Këto lloj aktivitetesh janë momente shumë të mira që do e nxisin të shpalosë aftësitë e veta artistike si dhe ofrojë kënaqësi edhe për ju si prindër dhe familjarë.

Aktualisht ofrojmë kurse për kanto, piano dhe kitarë.

 

Shënim: Nëse dëshironi t’i shihni klasat tona para se të merrni një vendim, jeni gjithnjë të mirëpritur të sillni fëmijën tuaj për të ndjekur disa klasa pa asnjë detyrim. Na kontaktoni paraprakisht që t’ju caktojmë një orar dhe klasën e duhur.

Me fat që të dy fëmijët tanë janë pjesë e “familjes” suaj të madhe prej katër vitesh tashmë. Kjo për faktin që ata ndihen në habitatin e tyre falë respektit dhe dashurisë që i jep gjithë stafi i Lincoln pa përjashtim. Ne si prindër gjithashtu ndihemi të qetë sepse fëmijët vijnë me dëshirë. Pas kaq vite eksperience kemi kuptuar që aktivitetet (detyrat e përditshme më saktë) si: përgatitja e detyrave të shkollës, mësimi i anglishtes dhe ngrënia e drekës në GRUP, bëhen interesante dhe argëtuese. Nuk mund të lë pa përmendur kopshtin e gjelbëruar dhe aktivitet e ndryshme si kanto, muzikë, lojëra të ndryshme, shijimi i filmave në kohë me shi etj., që e bëjnë akoma më të këndshëm qëndrimin në Qendër.

Realda Muça Prind i dy fëmijëve në Study Hall

Përshëndetje mësuese Entela!

Uroj që emaili im t’ju gjejë mirë si familje dhe veçanërisht Davidi “Gëzuar festat e 7 dhe 8 marsit! Të kaloni sa më bukur me kolegë e mikesha! Ju kujtojmë vazhdimisht me respekt dhe mirënjohje për punën që keni bëre me fëmijët. Mësuesja e Davidit këtu në shkollën fillore në Toronto na pyeti tekstualisht “Ku e ka mësuar Davidi anglishten, se është më mirë se kanadezët”.

Puna dhe përkushtimi juaj e ka bërë shumë të lehtë tranzicionin për Davidin. Ndjehet mirë dhe po kalon mirë në shkollë.

Urojmë si familje gjithë të mirat për ju dhe familjen tuaj!

Me respekt,

Irisi

Irisi, mami i Davidit (GrapeSEED)

Fëmijët e mi kanë më se 5 vjet që kanë përfituar nga kurset Linkoln. Anglishtja e tyre është përmirësuar ndjeshëm dhe tani janë në gjendje të komunikojnë në një anglishte të natyrshme. Patjetër do ta rekomandoj Qendrën Linkoln jo vetëm si një qendër trajnimi në gjuhën angleze, por edhe si qendër edukative që vendos përfitimin e fëmijëve në plan të parë.

Alba Agolli Një prind që nga viti 2012

Të dy fëmijët tanë janë pjesë e Programit Study Hall. Ne e nisim ditën e punës të qetë, pasi e dimë që fëmijët tanë po studiojnë, socializohen dhe argëtohen mes moshatarëve të tyre, nën përkujdesjen profesionale të stafit. Mbi të gjitha, ne si prindër kemi gjetur dashamirësi, mirëkuptim e qytetari, një grup bashkëpunëtorësh fantastikë në mirërritjen dhe formimin e fëmijëve tanë! Fillimin e shkollës e presim gjithnjë me shumë dëshirë, edhe sepse fëmijët mezi presin të ribashkohen me miqtë dhe stafin e Qendrës Lincoln.

Irena & Granik Shtraza Prindër të Study Hall

Unë si prind zgjodha që fëmija im të mësojë anglisht pranë qendrës Linkoln, pasi çdo nënë do më të mirën për djalin e saj. Profesionalizmi në lëndën e anglishtes, përkushtimi, komunikimi, sjellja me shumë dashuri ndaj djalit tim, me bindin mua si prind, që qendra Linkoln është më e mira.

Edlira – mami i Reit

Jam prind i dy fëmijëve që ndjekin programin Lincoln që në fillesën e tij këtu në Shkodër dhe mund të them se është një mënyrë e pëlqyeshme për mësimin e anglishtes. Aplikimi i metodave të përditësuara dhe stafi shumë i kualifikuar dhe i motivuar i mësuesve, më bënë të besoj fort në realizimin e atyre pritshmërive që kisha unë lidhur me mësimin e anglishtes nga fëmijët e mi.

Tashmë ata janë familjarizuar me gjuhën, u vjen si gjuha e nënës dhe mbi të gjitha kanë dëshirë të mësojnë anglisht.

Ajo ç’ka dua të vlerësoj gjithashtu, është mënyra e pritjes së fëmijës dhe fryma e komunikimit gjatë gjithë kohës së prezencës së tyre aty.

Jam e gëzuar që fëmijët e mi mësojnë anglisht me një metodë të sprovuar dhe të suksesshme në gjithë botën!

Yllka – mami i Leas dhe Peter

Mahnitem çdo ditë në Linkoln duke parë se sa miqësorë dhe të kujdesshëm janë të gjithë, mësuesit dhe personeli. Atmosfera është gjithmonë shumë tërheqëse për fëmijët dhe atyre u pëlqen shumë. Ua kam sugjeruar Qendrën Linkoln miqve të mi dhe do të vazhdoj ta bëj këtë, sepse mendoj që rezultatet janë të përkryera dhe fëmijët mësojnë përmes metodave më të mira me mësuesit më profesionistë në një atmosferë miqësore dhe tërheqëse.

Jonilda Filipi Prind i një fëmije në GrapeSEED