



Unit 1-6 = 25 seanca dhe Unit 7-20 = 20 seanca / 3 herë në javë / 90 min.
Programi anglisht GrapeSEED është program i përthithjes së gjuhës në moshë të vogël për t’u mësuar anglisht fëmijëve nga mosha 4 deri 7 vjeç.
Fëmijët e përthithin informacionin më mirë kur ata argëtohen, duke angazhuar kështu trupin dhe mendjen. GrapeSEED përdor të njëjtat rregulla që e ndihmojnë një fëmijë të mësojë gjuhën e tij amtare. Si rezultat, fëmija zhvillon aftësinë e të menduarit në anglisht, një kusht i domosdoshëm për rrjedhshmërinë e një gjuhe. Këto rregulla janë:
- Komunikimi vjen i pari, dhe jo gramatika
- Fjalori rritet me anë të përdorimit të shpeshtë të shprehjeve të zakonshme, dhe jo duke e mësuar përmendësh.
- Shqiptimi zhvillohet me vazhdimësi në dëgjim, lexim dhe komunikim.
- Arritjet e larta vijnë si rezultat i përdorimit progresiv të gjuhës me kalimin e kohës.
Qendra Linkoln sjell këtë program të jashtëzakonshëm për mësimin e gjuhës në fëmijëri tri herë në javë në mëngjes ose pasdite. Ne krijojmë një orar të përshtatshëm për prindërit dhe fëmijët që të provojnë orën e mësimit 50 minutëshe e ndjekur menjëherë nga EEE (Essential English Exposure) për 40 minuta. EEE zgjeron eksperiencën e të nxënit përtej orës në klasë dhe kërkohet të praktikohet në shtëpi gjithashtu.
GrapeSEED është në përputhje me Standardet e Përgjithshme për Mësimin e Anglishtes.
Lincoln është qendra e vetme e licensuar për Europën dhe vijon ta ofrojë këtë program unik në Shqipëri me mjaft sukses që nga viti 2012.