Muzikë për të gjithë… ♪♫♪♫♪
Ne ofrojmë mësime për nxënës nga mosha 4 vjeç e në vazhdim.
Mësimet që ofrojmë:
♪ Piano
♪ Kanto
♪ Kitarë ( akustike/elektrike/bas )
♪ Violinë
- (Teoria e muzikës është e përfshirë për çdo instrument)
♪♫♪
Mësimet ofrohen për fillestarë edhe për ata në nivel të përparuar me metoda amerikane.
Mesuesit tanë janë të specializuar për të ofruar mësim në zhanre të ndryshme të muzikës së lehtë e asaj bashkëkohore, si dhe asaj klasike .
Organizimi i programit dhe oraret.
Fëmijët do të kenë mundësinë të punojnë në mënyrë individuale edhe në grup.
Kurset ofrohen në 10 seanca.
Orari: Kurset zhvillohen zakonisht 1 ose 2 herë në javë sipas këtyre orareve:
Nga e Hëna në të Premte paradite 9:00 – 12:00 dhe pasdite 15:00 – 19:00
Të Shtunën nga ora 9:00 – 15:00
(Në fund të çdo sezoni organizohet një koncert me të gjithë fëmijët e kursit.)
♪♫♪
Zhvilloni talentin tuaj në muziken klasike e atë moderne dhe ndiqni ëndrrat tuaja …Në çfarëdo moshe që të jeni , të mësuarit muzikë do përmirësoje ndjeshëm përjetimet tuaja emocionale e shpirtërore dhe do t’i japë më tepër kënaqesi jetës suaj të përditshme .
♪♫♪
Filozofia e këtij programi
E dua muzikën sepse:
- Muzika është shkencë
Është ekzakte, specifike, i detyrohet ligjeve të akustikës, një partiturë notash e një dirigjenti është një skicë grafike që tregon frekuencat, intensitetin, lartësinë e tingujve, melodinë, harmoninë dhe të gjitha këto njëkohësisht dhe të organizuara brenda një kohë të caktuar
- Muzika është matematikë
Është ritmikisht e bazuar në nënndarjet e fraksioneve të kohës të cilat ekzekutohen në mënyrë logjikë duke përdorur thyesat
- Muzika është një shumëllojshmëri gjuhësh të huaja
Shumica termave janë në gjuhë të huaja si italisht, gjermanisht, anglisht, frëngjisht, etj.
Semantika e muzikës është ajo me universalia dhe më e plota e të gjitha gjuhëve sepse në vetvete është një gjuhë e cila shpreh emocionet më të thella me anë të tingujve. Shumë këngë që mësojmë vinë nga kultura dhe gjuhë të ndryshme.
- Muzika është edukim fizik
Ajo kërkon koordinim perfekt të gishtave, duarve, krahëve, buzëve, faqeve, muskujve të fytyrës, diafragmës si një muskul mjaft i rëndësishëm në edukimin vokal, shpinës, muskujve të kraharorit të cilat ndikojnë në organizimin e riprodhimin e tingujve në mënyrë të kontrolluar, dhe të pëlqyeshme për veshin.
- MBI TE GJITHA MUZIKA ESHTE ART
Ajo bën që njeriu të mbledhë gjithë elementet e sipërpërmendur, ti organizoje në mënyrë perfekte me gjithë vështirësitë e tyre për ti riprodhuar në emocion. Ekziston diçka që shkenca nuk mund ta krijojë: Humanizmin, ndjenjat dhe emocionet. Muzika mundet…
♪♫♪
Erinda Agolli, Soprano lirico-coloratura
Është diplomuar në Universitetin e Arteve me diploma Bachelor dhe më pas Master shkencor në degën “Kanto”. Aktiviteti i saj ndahet mes punës si mësuese, punës pranë Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe jetës koncertale. Master class-et me emra më të njohur të muzikës në Shqipëri dhe në botë si Ermonela Jaho, Josif Gjipali, Angelo Gabrielli, Frano Lufi janë pjesë e eksperiencës së saj artistike. Puna me fëmijët është më shumë se kënaqësi. Të zbulosh një talent, ta rritesh atë e të shohësh frytet e punës është një motiv i cili të frymëzon në çdo hap të hedhur. Një fëmijë është një vepër arti për të cilën duhet të kujdesesh.
Filmi i preferuar: Amadeus
Muzika e preferuar: Muzika klasike
Libri i preferuar: Kodi i Da Vincit /Dan Brown