Programi “Study Hall” – aty ku fëmijët mësojnë, argëtohen e edukohen me vlera

Program pas shkolle për fëmijët 6 deri në 10 vjeç

Të dashur prindër dhe familjarë,

A po kërkoni një vend të përshtatshëm ku fëmija juaj mund të bëjë detyrat dhe mësimet, si dhe të mësojë anglisht, ndërkohë që ju jeni në punë? Atëherë ju ftojmë të shqyrtoni programin tonë “Study Hall“.

Programi ynë është unik dhe lejon që fëmija juaj të argëtohet në ambientet e bukura të qendrës Lincoln dhe t’i kryejë këto aktivitete, ndërsa është nën mbikëqyrjen e mësueseve të kualifikuara.

Programi fillon njësoj me vitin shkollor.

Aspektet kryesore të programit tonë janë si më poshtë:

Transporti: Stafi i Lincoln do të ndihmojë për t’i marrë apo dërguar fëmijët në shkollë (për fëmijët që zhvillojnë mësimin pranë shkollës Branko Kadija).

Mësim anglisht: Fëmijët bëjnë anglisht sipas programeve tona mësimore.

Detyrat e shtëpisë: Mësuesit tanë i asistojnë fëmijët që të mbarojnë detyrat e shtëpisë në kohë

Aktivitete plotësuese: Ofrohen edhe projekte të ndryshme arti, kompjuteri, shkencë, kitarë (dy herë në javë)  por jo vetëm.

Pushimi: Programi përfshin edhe kohën e pushimit dhe ngrënies.

Orari: 8:00-13:00 paradite, ose 11:30-17:00 pasdite