Kurset e vjeshtës për fëmijë

Të dashur prindër dhe familjarë!

Në Linkoln, ne i adhurojmë fëmijët. Ne e konsiderojmë privilegj t’i japim formë dhe t’i pajisim brezat e rinj në rrugën e suksesit. Përdorim metodat më frytdhënëse dhe të fundit për mësimdhënien, duke premtuar sukses për fëmijën tuaj. Ne ofrojmë një mjedis ku miqësia e tyre merr jetë.

Me një staf përkujdesës, dashamirës dhe energjik, fëmija juaj do të dëshirojë të vijë në klasë. Ju do të na falenderoni jo vetëm për mënyrën se si u mësojmë atyre anglisht, por edhe për mënyrën se si rriten të lumtur dhe me vetëbesim.

Aktualisht po vijojmë regjistrimet për kurset e reja që fillojnë në shkurt.

Më poshtë do gjeni një listë të përmbledhur:

 

Anglisht për moshat 5-7 vjeç:

Super SAFARI, për  moshat 5-7 vjeç, e nxit fëmijën të mësojë anglisht nëpërmjet argëtimit e kujdesit individual, njëherazi duke transmetuar vlerat njerëzore e aftësitë që do t’i  duhen në shkollë.

 

​Anglisht, Gjermanisht ​për moshat 8-15 vjeç:

Këto kurse ndahen sipas moshave nga niveli fillestar deri në atë të përparuar. Një test paraprak përcakton nivelin e fëmijëve.

• Mësimi i gjuhës përmes vlerave dhe zhvillimit të të menduarit kritik.

• Ndërtimin e njohurive të nevojshme deri në nivelin e përparuar.

• Mësim përmes personazheve argëtues, aktiviteteve dhe teknologjisë.

Përgatitje për provimin e klasës së nëntë – për të arritur nivele sa më të larta në provim.

 

​Study Hall – program pas shkolle:

Për fëmijë 6 deri në 10 vjeç.

A po kërkoni një vend të përshtatshëm ku fëmija juaj mund të bëjë detyrat dhe mësimet, si dhe të mësojë anglisht, ndërkohë që ju jeni në punë? Atëherë ju ftojmë të shqyrtoni programin tonë “Study Hall“.

Programi ynë është unik dhe lejon që fëmija juaj të argëtohet në ambientet e bukura të qendrës Lincoln dhe t’i kryejë këto aktivitete, ndërsa është nën mbikëqyrjen e mësueseve të kualifikuara.

Programi fillon njësoj me vitin shkollor.

Aspektet kryesore të programit tonë janë si më poshtë:

Transporti: Stafi i Lincoln do të ndihmojë për t’i marrë apo dërguar fëmijët në shkollë (për fëmijët që zhvillojnë mësimin pranë shkollës Branko Kadija).

Mësim anglisht: Fëmijët bëjnë anglisht sipas programeve tona mësimore.

Detyrat e shtëpisë: Mësuesit tanë i asistojnë fëmijët që të mbarojnë detyrat e shtëpisë në kohë.

Aktivitete plotësuese: Ofrohen edhe projekte të ndryshme arti, kompjuteri, shkencë, kitarrë, por jo vetëm.

Pushimi: Programi përfshin edhe kohën e pushimit dhe ngrënies.

Orari: 8:00-13:00 paradite, ose 11:30-17:00 pasdite

Pagesa: 6,000 lekë/muaj (5 ditë në javë)

 

​Kurset e artit

Kurset e artit do të zhvillohen një ose dy herë në javë.

Në to përfshihen, mësim i teknikave të ndryshme për pikturë, punëdore, realizim i filmave vizatimorë e shumë projekte të tjera.

Kursi i kitarës

Zhvillohet 2 herë në javë me seanca individuale dhe në grup me mësues profesionist. Në këtë kurs janë të ndërthurura shumë natyrshëm, praktika me teorinë.

Kursi i kompjuterit

Kursi përmban bazat për përdorimin e kompjuterit dhe të programimit me metodën e veçantë “Scratch” për fëmijët.

Regjistrimet kanë filluar!

​Na kontaktoni

Jam prind i dy fëmijëve që ndjekin programin Lincoln që në fillesën e tij këtu në Shkodër dhe mund të them se është një mënyrë e pëlqyeshme për mësimin e anglishtes. Aplikimi i metodave të përditësuara dhe stafi shumë i kualifikuar dhe i motivuar i mësuesve, më bënë të besoj fort në realizimin e atyre pritshmërive që kisha unë lidhur me mësimin e anglishtes nga fëmijët e mi.

Tashmë ata janë familjarizuar me gjuhën, u vjen si gjuha e nënës dhe mbi të gjitha kanë dëshirë të mësojnë anglisht.

Ajo ç’ka dua të vlerësoj gjithashtu, është mënyra e pritjes së fëmijës dhe fryma e komunikimit gjatë gjithë kohës së prezencës së tyre aty.

Jam e gëzuar që fëmijët e mi mësojnë anglisht me një metodë të sprovuar dhe të suksesshme në gjithë botën!

Yllka – mami i Leas dhe Peter

Jam e kënaqur me qendrën Linkoln në të gjitha aspektet dhe shpresoj të vazhdojnë kështu.

Jam e kënaqur me mënyrën si mësuesja zhvillon orën e mësimit. Më pëlqen serioziteti i treguar që në momentin e aplikimit për të hyrë në këtë qendër. Nëse do të më kërkohet një mendim nga miqtë e mi, do ua sugjeroja patjetër.

Ilda Prendi, Interchange Intro

Unë kam eksperiencë shumë të mirë në Linkoln. Mësuese Migena është e mrekullueshme. Kam mësuar për kafshët, numrat, ushqimet, etj.

Unë dhe prindërit e mi jemi shumë të kënaqur me këtë kurs, pasi më ka ndihmuar të përmirësohem shumë edhe në shkollë. Kam shumë shokë të rinj dhe për më tepër kam marrë edhe edukatë për sjelljen. Është shumë bukur në Linkoln dhe I kanë të gjitha kushtet për fëmijë. Jam shumë e gëzuar që mësoj në këtë qendër!

Evi Dajani, Superminds 2

Unë si prind zgjodha që fëmija im të mësojë anglisht pranë qendrës Linkoln, pasi çdo nënë do më të mirën për djalin e saj. Profesionalizmi në lëndën e anglishtes, përkushtimi, komunikimi, sjellja me shumë dashuri ndaj djalit tim, me bindin mua si prind, që qendra Linkoln është më e mira.

Edlira – mami i Reit