Ka ende kohë për t’u regjistruar në një kurs që mund t’ju ndryshojë jetën! →

Një kurs mund të hapë një derë të re, të rrisë vetëbesimin tuaj dhe të ndryshojë mënyrën se si e shihni të ardhmen.

Një fillim i ri në Lincoln

10 Shtator, 2026

Një fillim i ri në Lincoln

2 Minuta Lexim
Tabela e përmbajtjes

Sot, korridoret e qendrave Lincoln u mbushën përsëri me zërat e fëmijëve.

Të qeshurat, hapat e shpejtë dhe përshëndetjet e para pas pushimeve na kujtuan edhe një herë pse e duam kaq shumë atë që bëjmë. Një tjetër semestër filloi dhe, bashkë me të, nisën edhe histori të reja, miqësi të reja dhe shumë ëndrra të vogla që do të rriten bashkë me fëmijët tanë.

Sot pashë Edlirën, Brikenën, Jonidën, Anisën, Entelën, Juledën, Irmën dhe të gjithe mësuesit tanë teksa prisnin studentët e tyre me të njëjtin përkushtim dhe dashuri. Pashë edhe Benin dhe Shpëtimin, gjithmonë aty për të përshëndetur fëmijët dhe për t’i bërë familjet tona të ndihen të mirëpritura. Në ato momente mendova se Lincoln-i nuk janë vetëm programet dhe mësimet tona. Janë njerëzit. Janë buzëqeshjet. Janë marrëdhëniet që ndërtojmë çdo ditë.

Dhe ndërsa dita mbaroi, mbeta me një ndjesi mirënjohjeje.

Mirënjohje për prindërit që na besojnë gjënë e tyre më të çmuar, për fëmijët që vijnë me dëshirën për të mësuar dhe për ekipin tonë që e sjell Lincoln-in në jetë çdo ditë.

Mirë se u kthyet, fëmijët tanë!

Një tjetër fillim i bukur në familjen Lincoln.

Facebook
X
LinkedIn
Email

Postime të ngjashme

Ndonjëherë, një mundësi e re fillon me diçka kaq të thjeshtë sa

8 Tetor, 2026

Gjatë 28 viteve të fundit, janë firmosur dhe dhënë më shumë se

7 Tetor, 2026

Trajnimi që ju nevojitet. Nga njerëzit të cilëve u besoni. Ka shumë

24 Shtator, 2026

E ardhmja juaj fillon sot!

Suksesi u takon atyre që guxojnë të veprojnë.
Ata nuk ndalen kurrë së mësuari, së lexuari dhe së përmirësuari!
Veproni edhe ju tani! Regjistrohuni sot në Linkoln.