Ka ende kohë për t’u regjistruar në një kurs që mund t’ju ndryshojë jetën! →

Një kurs mund të hapë një derë të re, të rrisë vetëbesimin tuaj dhe të ndryshojë mënyrën se si e shihni të ardhmen.

Cili është niveli juaj i vërtetë i anglishtes? Pse ka rëndësi testi i nivelit?

5 Nëntor, 2026

Cili është niveli juaj i vërtetë i anglishtes? Pse ka rëndësi testi i nivelit?

4 Minuta Lexim
Tabela e përmbajtjes

Njerëzit që regjistrohen në një kurs anglishteje kanë përvoja dhe njohuri të ndryshme. Disa e kanë studiuar anglishten për vite me radhë, por kanë pasur pak mundësi ta praktikojnë atë. Të tjerë komunikojnë pa shumë vështirësi, por hasin probleme me gramatikën ose të shkruarin. Ka edhe nga ata që i rikthehen anglishtes pas një periudhe të gjatë ndërprerjeje, si dhe të tjerë që duan ta përmirësojnë për arsye studimi apo përparimi në karrierë.

Nuk është gjithmonë e lehtë të përcaktosh se cili nivel është më i përshtatshmi për ju. Mund të keni  mësuar shumë gjatë kurseve të mëparshme, por hasni vështirësi për ta përdorur në situata të përditshme. Ose ndoshta e kuptoni mirë anglishten, por e keni të vështirë të shpreheni aq qartë dhe rrjedhshëm sa do të dëshironit.

Zgjedhja e një kursi shumë të lehtë ose tepër të vështirë mund ta bëjë procesin e të nxënit më pak efektiv.

Prandaj, përpara se të nisni një kurs, është e rëndësishme të kuptoni se në çfarë niveli gjuhësor keni.

Të dini anglisht dhe ta përdorni atë janë dy gjëra të ndryshme.

Një nga arsyet pse është e vështirë ta vlerësoni vetë nivelin e anglishtes është se aftësitë gjuhësore nuk zhvillohen të gjitha njësoj. Mund të ndiqni një bisedë pa vështirësi, por hezitoni kur vjen radha për të folur. Mund t’i njihni rregullat gramatikore, por keni vështirësi t’i përdorni gjatë komunikimit. Kjo nuk do të thotë se nuk keni mësuar mjaftueshëm anglisht. Kjo do të thotë se disa aftësi mund të jenë më të zhvilluara se të tjerat, ndërsa disa kërkojnë më shumë praktikë dhe vëmendje.

Që nga hapja e Qendrave Lincoln në Tiranë, në vitin 1997, kemi pasur mundësinë të shohim nga afër rrugëtime të ndryshme të të nxënit. Çdo person ka pikat e veta të forta dhe fushat ku ka nevojë të përmirësohet. Dikush që e ka studiuar anglishten për shumë vite mund të ketë ende nevojë të punojë mbi aftësi që një tjetër i ka zhvilluar më lehtë. Kjo është arsyeja pse vitet e studimit nuk tregojnë gjithmonë nivelin e vërtetë të njohurive tuaja.

Pse është e rëndësishme të nisësh nga niveli i duhur?

Mendoni sikur regjistroheni në një grup ku pjesën më të madhe të materialit e njihni tashmë. Në fillim mund të ndiheni rehat, por shumë shpejt mund të humbasni interesin, sepse nuk po mësoni gjëra të reja. Nga ana tjetër, nëse zgjedhni një grup ku ritmi i mësimit është tepër i shpejtë dhe e keni të vështirë të ndiqni leksionet, mund të humbisni besimin te vetja, edhe pse dëshira për të mësuar nuk ju mungon.

Niveli i duhur ju jep mundësinë të përparoni gradualisht, me një ritëm që ju përshtatet. Kështu, mund të mbështeteni te njohuritë që keni fituar tashmë dhe të përqendroheni te ato aftësi që kanë nevojë për më shumë zhvillim. Sigurisht, përparimi kërkon edhe praktikë, pjesëmarrje të rregullt dhe dëshirë për të mësuar. Por nisja nga niveli i duhur e bën të gjithë procesin më të dobishëm dhe më motivues.

Zbuloni nivelin tuaj me testin e përcaktimit të nivelit të anglishtes

Pas gati tri dekadash përvoje në mësimdhënien e anglishtes në Tiranë, kemi kuptuar se zgjedhja e kursit bëhet shumë më e lehtë kur keni një ide të qartë për nivelin gjuhësor. Një vlerësim i saktë, i bazuar në njohuritë tuaja dhe jo në hamendësime, ju ndihmon të nisni nga niveli i duhur.

Nuk jeni të sigurt se cili nivel është i duhuri për ju? Bëni testin e përcaktimit të nivelit në Lincoln përpara se të zgjidhni kursin tuaj.

Diana Tershana, MA&MSc

Drejtoreshë e Programeve te Gjuhëve Në Linkoln që prej 1998

Facebook
X
LinkedIn
Email

Postime të ngjashme

Ndonjëherë, një mundësi e re fillon me diçka kaq të thjeshtë sa

8 Tetor, 2026

Gjatë 28 viteve të fundit, janë firmosur dhe dhënë më shumë se

7 Tetor, 2026

Trajnimi që ju nevojitet. Nga njerëzit të cilëve u besoni. Ka shumë

24 Shtator, 2026

E ardhmja juaj fillon sot!

Suksesi u takon atyre që guxojnë të veprojnë.
Ata nuk ndalen kurrë së mësuari, së lexuari dhe së përmirësuari!
Veproni edhe ju tani! Regjistrohuni sot në Linkoln.