Fol gjuhët ndërkombëtare me vetëbesim,

nga fjalët e para te rrjedhshmëria.

Linkolni ka përgatitur fëmijë, studentë dhe profesionistë përmes edukimit të besueshëm dhe me cilësi të lartë që prej vitit 1997.

100,000+

Certifikata të dhëna

25+ mësues

me një mesatare mbi 20 vjeçare

Që prej 1997

Duke shërbyer në Tiranë dhe Shqipëri

2 Qendra

në Tiranë

Ju kuptojmë

Shqetësimet që dëgjojmë më shpesh

Kam humbur mundësi profesionale, sepse aftësitë e mia gjuhësore nuk ishin në nivelin e duhur.

Organizata jonë ka nevojë për trajnim që sjell ndryshim të matshëm dhe afatgjatë.

Do të doja të mësoja shqip që të komunikoj në mënyrë domethënëse me njerëzit këtu.

Kemi investuar më parë në kurse gjuhe, por pa arritur rezultatet që shpresonim.

Vajza jonë ka nevojë për njohuri reale të anglishtes, jo thjesht aftësinë për të kaluar një provim.

Djali ynë synon të studiojë jashtë vendit. Ai ka nevojë për një certifikatë të njohur dhe të besueshme.

Në Linkoln, ne i kemi adresuar këto shqetësime: për çdo student, familje, organizatë, me rezultate që flasin vetë.

RRETH LINCOLN CENTERS OF ALBANIA

Arsim i besueshëm që nga viti 1997

Fondacioni Abraham Linkoln i Shqipërisë, themeluar në Tiranë në vitin 1997, filloi me një qëllim të vetëm dhe të qartë: të jetë organizata më e besueshme e mësimit në vend.

Nisi si një shkollë e vogël gjuhe në rrugën Qemal Stafa duke u shndërruar në një institucion arsimor lider që u shërben fëmijëve, të rriturve dhe profesionistëve në të gjithë Shqipërinë. Deri më sot Linkolni ka dhënë më shumë se 100,000+ certifikata: duke treguar një arritje të vërtetë nga çdo student. Tani njihet si shkolla më e madhe në Evropën jugore.

Ne jemi një organizatë jofitimprurëse e vetëqëndrueshme dhe jemi përgjegjës vetëm ndaj studentëve tanë dhe jo aksionerëve.

Këshilli ynë i drejtorëve shërben pa kompensim financiar dhe çdo të ardhur që marrim, përdoret për të arritur misionin tonë për t’u shërbyer të tjerëve për të mirën e tyre: të ofrojmë arsim që krijon mundësi reale për njerëzit dhe komunitetet në të gjithë Shqipërinë.

Historia Jonë

Si filloi Linkolni? Çfarë e ka sjellë rritjen e tij dhe pse përkushtimi fillestar mbetet i pandryshuar pas gati tre dekadash?

Dallimi te Linkolni

Gjashtë parimet e “Standardit Linkoln” e bëjnë certifikatën Linkoln të vlefshme dhe qëndrojnë pas çdo programi që ofrojmë.

Të besuar nga

Organizata, misione diplomatike deri te institucione kombëtare, kanë zgjedhur Linkolnin kur rezultatet nuk ishin të negociueshme.

— PROGRAMET —

Trajnime të krijuara për çdo fazë të jetës.

Linkolni ofron programe të strukturuara dhe cilësore për fëmijë, studentë, profesionistë dhe organizata. Çdo program është krijuar jo vetëm për të formuar aftësi gjuhësore, por edhe për të përgatitur nxënësit për sukses në botën reale.

Mosha 4 deri në 15 vjeç

Fëmijë

Programet tona janë të përshtatura për t’u dhënë nxënësve të vegjël një bazë të vërtetë në anglisht, përgatitur përmes metodave të përshtatura për moshën, inkurajimit të vazhdueshëm dhe një kurrikule të strukturuar që thekson komunikimin real mbi mësimin mekanik.

Ne e konsiderojmë privilegj dhe përgjegjësi bashkëpunimin me prindërit në zhvillimin e fëmijëve të tyre.

Mosha 16 e sipër

Adoleshentë dhe të rritur

Qoftë për përgatitje për pranimin në universitet, për një ndryshim karriere, apo për të komunikuar më efektivisht në një mjedis profesional, programet tona për moshat më të rritura janë të strukturuara rreth rezultateve praktike.

Studentët zhvillojnë aftësi gjuhësore që mund t’i përdorin menjëherë dhe fitojnë certifikata të njohura nga punëdhënës, universitete dhe institucione në të gjithë Shqipërinë.

Biznese dhe Organizata

Linkolni ofron trajnime të personalizuara për organizata që kërkojnë rezultate të matshme. Programet në komunikim në anglisht, lidership, shërbim ndaj klientit dhe menaxhim, përfshi programin Managing by Results, zhvillohen në shqip dhe anglisht dhe përshtaten sipas nevojave specifike të çdo ekipi.

Shqip për të Huaj dhe Diasporën

Linkolni është qendra lider në Tiranë për mësimin e shqipes për të huajt. Ne u shërbejmë si rezidentëve ndërkombëtarë që po ndërtojnë jetën e tyre në Shqipëri, ashtu edhe anëtarëve të diasporës që rikthehen te rrënjët e tyre.

Mësimi fillon nga niveli bazë dhe vazhdon deri në rrjedhshmëri të sigurt dhe praktike.

— DALLIMI LINKOLN

Certifikata Linkoln përfaqëson ekselencë

Certifikata nga Linkolni njihet nga punëdhënës, ambasada, universitete dhe institucione qeveritare sepse mbështetet në një standard të qëndrueshëm dhe transparent.

E fituar, asnjëherë e blerë

Certifikatat tona pasqyrojnë arritje të vërteta. Ato nuk mund të blihen, transferohen apo thjesht të merren.

E njohur nga Ministria e Arsimit

E njohur nga punëdhënës, ambasada dhe universitete. Në përputhje me Kornizën e Përbashkët Evropiane të Referencës për Gjuhët.

Përvojë që shumëfishohet

Stafi ynë mësimor sjell vite të kombinuara përvoje, me një mesatare mbi dhjetë vjet për çdo mësues.

The Lincoln Way™

Gjashtë parime udhëzuese të zhvilluara gjatë pothuajse 3 dekadave praktike që formësojnë mënyrën si mësojmë, vlerësojmë dhe i shërbejmë çdo studenti.

Të besuar nga shumë

Misione diplomatike dhe organizata ndërkombëtare

Institucione qeveritare

Sektori financiar dhe korporativ

— Nga studentët tanë

Çfarë thonë studentët e programeve Linkoln...

Pjesët më të mira të studimit në Linkoln janë cilësia e shpjegimeve dhe mënyra se si të gjithë në klasë punojnë së bashku drejt të njëjtit qëllim: anglishte më e mirë.

Agetina Zotamosha
17 vjeç

Qendra më e mirë për të mësuar një gjuhë të huaj. Përvoja ime ishte e shkëlqyer: stafi ishte i jashtëzakonshëm dhe mësimdhënia ndër më të mirat që kam hasur.

Joana Markolag

Lincoln është bërë si një shtëpi e dytë për familjen tonë, si gjatë vitit shkollor ashtu edhe gjatë programeve verore. Sofia lulëzon në një mjedis të rehatshëm dhe mbështetës, ku mëson aftësi të reja ndërsa shijon aktivitete argëtuese dhe tërheqëse. Jemi mirënjohës për këtë mundësi dhe krenarë që kemi qenë pjesë e komunitetit të qendrës Lincoln për shumë vite.

Mami i Sofisë

— SI TË REGJISTROHENI

Regjistrimi është i thjeshtë

1

Na kontaktoni

Na tregoni çfarë dëshironi të arrini për veten, fëmijën apo organizatën tuaj. Ne do t’ju bëjmë disa pyetje dhe do t’ju rekomandojmë programin që i përshtatet situatës suaj. Nuk ka asnjë detyrim.

2

Zgjidhni programin tuaj

Do t’ju ndihmojmë të identifikoni programin, orarin dhe formatin e duhur: në një nga qendrat tona, online, apo në ambientet e organizatës suaj.

3

Bashkohuni me komunitetin Linkoln

Që nga ora e parë e mësimit do të gjendeni në një mjedis ku mësuesit dhe stafi janë vërtet të përkushtuar për përparimin tuaj.

— VENDNDODHJET TONA —

Dy qendra. Një standard.

Çdo qendër Linkoln ofron të njëjtën kurrikulë, të njëjtën cilësi mësimdhënieje dhe të njëjtin përkushtim ndaj suksesit të studentëve.

Qendra Linkoln 1

Tirana: Pazari i ri

Qendra Linkoln 2

Tirana: Bllok

Nga e hëna në të premte 9:00 AM – 8:00 PM

Trajnimi që të duhet, nga njerëzit të cilëve u beson

Qofsh prind që investon në të ardhme e fëmijës, një profesionist që po përgatitesh për mundësi të reja, qoftë organizatë që po forcon aftësitë e skuadrës tënde, Linkolni është i përgatitur të të ndihmojë të ndërmarrësh hapin e radhës.