Fondacioni Abraham Lincoln i Shqipëris është një organizatë jofitimprurëse e cila mbështetet për shumicën e të ardhurave nga programet dhe shërbimet e tij, duke mundësuar tarifa të përballueshme dhe të aksesueshme.
Linkolni merr çdo vit donacione dhe dhurata nga partnerë që dëshirojnë të shohin shqiptarët të përparojnë. Mbështetja e tyre ndihmon në bursa dhe projekte të veçanta. Ky model na lejon të ndjekim misionin tonë me pavarësi, qëndrueshmëri dhe integritet.
Linkolni drejtohet nga një Bord i pavarur dhe vullnetar, pa interesa financiare në organizatë. Anëtarët e Bordit drejtues nuk marrin kompensim dhe shërbejnë vetëm për të siguruar përgjegjshmëri dhe administrim të besueshëm të burimeve.