Ka ende kohë për t’u regjistruar në një kurs që mund t’ju ndryshojë jetën! →
Një kurs mund të hapë një derë të re, të rrisë vetëbesimin tuaj dhe të ndryshojë mënyrën se si e shihni të ardhmen.
— PROGRAMET PËR FËMIJË NË QENDRËN LINKOLN —
Qendrat Linkoln synojnë jo vetëm përgatitjen e fëmijëve për të shkëlqyer në gjuhët e huaja, por edhe kultivimin e vlerave tona historike përmes mësimdhënies dhe frymës së krijuar në klasë.
Çdo program është ideuar për të zgjuar kureshtjen dhe përfshirjen e fëmijëve, duke i ndihmuar ata ta lidhin mësimin e anglishtes me argëtimin dhe kreativitetin. Programet tona nxisin vetëbesimin në përdorimin e fjalëve të reja, formimin e fjalive të thjeshta dhe ndërveprimin me moshatarët, duke krijuar baza të forta për mësimin e gjuhës gjatë gjithë jetës.
Programi ynë i gjermanishtes është krijuar posaçërisht për nxënësit e moshës 11-15 vjeç. Kursi zhvillon aftësitë gjuhësore përmes temave të përshtatshme për moshën, aktiviteteve ndërvepruese dhe argëtuese të komunikimit, të cilat i mbajnë nxënësit të motivuar.
Programet tona përfshijnë një përzgjedhje të kuruar të programeve të specializuara — duke përfshirë programin e anglishtes GrapeSEED dhe mundësi të tjera inovative pasuruese — të krijuara për t’u ofruar fëmijëve një formim gjithëpërfshirës në Lincoln.
Në Linkoln ne e konsiderojmë si suksesin tonë arritjen e çdo suksesi nga ana e fëmijëve tuaj Kështu që ne përzgjedhim vetëm ata mësues që kanë karakterin, pasionin dhe aftësitë e duhura në mësimdhënie për të garantuar suksesin e nxënësve. Për më tepër, stafi ynë akademik trajnohet të zbatojë ‘Metodën Linkoln’ dhe zhvillon rregullisht kurse kualifikimi dhe përditësimi njohurish.
Ne mirëpresim komunikimin dhe përfshirjen e prindërve në çdo fazë të zhvillimit të fëmijës dhe jemi gjithmonë të gatshëm t’i përgjigjemi çdo pyetjeje gjatë këtij rrugëtimi.