Ka ende kohë për t’u regjistruar në një kurs që mund t’ju ndryshojë jetën! →

Një kurs mund të hapë një derë të re, të rrisë vetëbesimin tuaj dhe të ndryshojë mënyrën se si e shihni të ardhmen.

Testi i Përcaktimit të Nivelit

Zbuloni nivelin tuaj. Përcaktoni qëllimin. Nisni nga niveli i duhur.

Për të zgjedhur kursin e duhur të anglishtes, hapi i parë është të dini se cili është niveli juaj.

Testi i përcaktimit të nivelit në Lincoln, i bazuar në provimin e Universtitetit të Kembrixhit na ndihmon të përcaktojmë nivelin tuaj aktual të anglishtes si dhe t’ju orientojmë drejt kursit që i përshtatet më mirë nivelit, nevojave dhe qëllimeve tuaja.

Vlerësim sipas standardeve ndërkombëtare. Mësues me përvojë. Udhëzime të qarta për hapat e mëtejshëm.

Çfarë niveli kam?

Testi vlerëson aftësitë tuaja në Lexim, Dëgjim, Përdorim të Gjuhës dhe Shkrim. Rezultatet na japin një pasqyrë të qartë të nivelit tuaj të anglishtes, si dhe të pikave tuaja të forta dhe fushave ku keni nevojë për përmirësim.

Niveli që keni është vetëm pika e nisjes. Ndoshta dëshironi të përmirësoni anglishten për studimet, për punën, për një provim ndërkombëtar ose thjesht të ndiheni më të sigurt në komunikim. Cilido qoftë qëllimi juaj, ai na ndihmon të përcaktojmë kursin që ju përshtatet më mire.

Në Lincoln, rezultati i testit është vetëm fillimi. Pas përfundimit të testit, do të takoheni me një mësues të Lincoln-it për të diskutuar rezultatet tuaja dhe për të përcaktuar së bashku hapat e mëtejshëm.

Gjatë këtij takimi do të shqyrtoni:

  • nivelin tuaj aktual të anglishtes
  • pikat tuaja të forta dhe fushat ku duhet të përmirësoheni
  • qëllimet që dëshironi të arrini
  • kursin dhe nivelin që ju përshtaten më mirë

Mësuesi/ja do t’ju ndihmojë të kuptoni rezultatet dhe t’ju tregojë se çfarë duhet të bëni.  

Kur filloni në nivelin e duhur, shmangni përsëritjet e panevojshme, ndiheni më të sigurt në klasë dhe përparoni në mënyrë të qëndrueshme.

Filloni të mësoni anglisht me Lincoln.

Bëni testin e përcaktimit të nivelit në Lincoln dhe zbuloni ku jeni sot dhe cili është hapi i duhur për të ardhmen tuaj.

Njihuni me nivelin tuaj. Përcaktoni qëllimin. Zgjidhni rrugën e duhur.