Në mbarë botën, institucionet më elitare – si hotelet me 4 dhe 5 yje apo restorantet me yje “Michelin” – presin që punonjësit e tyre të vijës së parë të zotërojnë anglishten të paktën në nivelin B1 (mundësisht B2), ndërsa stafi drejtues kërkohet të zotërojë nivelin C1+. Edhe për punonjësit e mirëmbajtjes apo shërbimit, pritshmëritë janë që të kenë njohuri bazë të anglishtes për bisedë.
Programet tona janë krijuar posaçërisht për profesionistët e turizmit dhe stafin e hotelerisë, duke garantuar një anglishte praktike dhe të gatshme për t’u zbatuar në vendin e punës. Stafi juaj do të zhvillojë aftësi thelbësore komunikimi, të përshtatura për hotele, restorante, shërbime kateringu dhe agjenci turistike.
✦ Trajnim i Avancuar në Linkoln për Profesionistët e Turizmit
Ky program inovativ i pajis profesionistët e turizmit me aftësitë e duhura gjuhësore për të komunikuar me vetëbesim me vizitorët ndërkombëtarë, për të menaxhuar rezervimet dhe itineraret, si dhe për të promovuar destinacionet dhe shërbimet. Studentët përparojnë përmes niveleve A2-B2 duke përdorur kurrikulën English for International Tourism (Pearson), e cila ofron skenarë praktikë dhe realë të tregut të turizmit në çdo etapë.
Çfarë do të përfitoni:
- Komunikim me vetëbesim të plotë me turistët ndërkombëtarë.
- Menaxhim profesional i shërbimeve të udhëtimit dhe turizmit.
- Promovim efektiv i destinacioneve, shërbimeve dhe përvojave turistike.
✦ Trajnim i Avancuar në Lincoln për Stafin e Hoteleve dhe Resorteve Elitare
Ky program i avancuar dhe ekskluziv është i përshtatur specifikisht për stafin e hoteleve, restoranteve dhe kompanive prestigjioze të kateringut – duke filluar nga rolet bazë e deri në nivel menaxherial. Studentët zhvillojnë aftësi thelbësore komunikimi për të ndërvepruar me klientët dhe për të ofruar një shërbim të shkëlqyer, duke u mbështetur në kurrikulat Be My Guest (Cambridge) dhe English for the Hotel Industry and Catering (Oxford).
Qëllimi kryesor i këtij trajnimi është përgatitja e avancuar për provimet ndërkombëtare iTEP dhe Pipplet.
Nivelet:
- Niveli A1: Be My Guest – Cambridge University Press
- Nivelet A2 – B1: English for the Hotel Industry and Catering – Oxford University Press
Përgatitje për Provime: Çertifikim ndërkombëtar përmes testeve iTEP dhe Pipplet.
Çfarë do të përfitoni:
- Komunikim profesional me klientët ndërkombëtarë.
- Ofrim i një shërbimi të cilësisë së lartë duke përdorur një anglishte të qartë dhe të përshtatshme për rolin tuaj.
- Përdorim i saktë i fjalorit dhe shprehjeve specifike të sektorit të mikpritjes.
- Pajisje me çertifikim ndërkombëtar për të dëshmuar zyrtarisht aftësimin tuaj profesional.