Ka ende kohë për t’u regjistruar në një kurs që mund t’ju ndryshojë jetën! →

Një kurs mund të hapë një derë të re, të rrisë vetëbesimin tuaj dhe të ndryshojë mënyrën se si e shihni të ardhmen.

“Super Minds 0–6” (Për fëmijë të moshës 7–10 vjeç, Nivelet A1–A2.2)

“Super Minds 0–6” është një program i gjuhës angleze, i hartuar posaçërisht për të nxitur zhvillimin gjuhësor të fëmijëve përmes mësimeve dinamike dhe interaktive. Ky kurs zhvillon të katërta aftësitë thelbësore të gjuhës—të dëgjuarit, të folurit, të lexuarit dhe të shkruarit—duke i gërshetuar ato me mendimin kritik, aftësinë për të zgjidhur probleme dhe krijimtarinë.

Mësimet janë të ndërtuara rreth situatave të jetës reale, tregimeve, eksperimenteve dhe lojërave, duke u dhënë nxënësve mundësinë ta përdorin anglishten në situata praktike dhe të natyrshme. Fëmijët ushtrohen të ndërtojnë fjali, të bëjnë pyetje dhe të japin përgjigje, të shprehin mendimet e tyre dhe të punojnë së bashku në projekte në grup.

Çdo nivel përfshin 56 seanca 70-minutëshe, duke u ofruar nxënësve kohën e nevojshme për të praktikuar dhe përforcuar fjalorin, gramatikën dhe rrjedhshmërinë në të folur. “Super Minds 0-6” i përgatit fëmijët për nivele më të larta dhe përforcon aftësitë e nevojshme për suksesin e tyre akademik dhe social.

Nivelet:
Super Minds 0 → Super Minds 1 → Super Minds 2 → Super Minds 3 → Super Minds 4 → Super Minds 5 → Super Minds 6 → Kalim te programi Prepare 4

Çfarë do të përfitoni:

Në përfundim të këtij programi, nxënësit do të jenë në gjendje:

Të kuptojnë dhe të përdorin saktë fraza dhe fjali të jetës së përditshme në anglisht.

Të lexojnë tekste të shkurtra dhe të shkruajnë vetë fjali të thjeshta.

Të shprehin qartë idetë dhe mendimet e tyre gjatë diskutimeve në klasë.

Të bashkëpunojnë në mënyrë efektive gjatë aktiviteteve në grup.

Të demonstrojnë vetëbesim të plotë gjatë zbatimit të anglishtes në detyra praktike.

Pse ta zgjidhni këtë program?

Nivelet:

A0
(Beginner)
A1
A2
B1
(Lower-Intermediate)
B1+
(Next Stage)