Ka ende kohë për t’u regjistruar në një kurs që mund t’ju ndryshojë jetën! →

Një kurs mund të hapë një derë të re, të rrisë vetëbesimin tuaj dhe të ndryshojë mënyrën se si e shihni të ardhmen.

Përgatitje për Provimet Ndërkombëtare (TOEFL, IELTS, SAT, Provimet e Cambridge, APTIS)

Përgatitja e duhur. Rezultati që ju nevojitet

Pavarësisht nëse po përgatiteni për IELTS, TOEFL, SAT, provimet Cambridge English apo APTIS, në Lincoln do të gjeni kurse të përshtatura me kërkesat e provimit që keni zgjedhur dhe me qëllimin që dëshironi të arrini.

Kurset tona ju ndihmojnë të përmirësoni anglishten, të praktikoni seksionet e provimit dhe të përfitoni nga udhëzimet e mësuesve me përvojë, në mënyrë që të hyni në provim më të sigurt dhe të arrini rezultatin që synoni.

Rezultate të provuara

99% e studentëve që kanë përfunduar një kurs përgatitor në Lincoln dhe na kanë raportuar rezultatin e tyre, kanë arritur rezultatin që u nevojitej për aplikimin e tyre universitar ose akademik.

Zgjidhni provimin tuaj

Përgatitja për IELTS

Përgatitje për IELTS Academic dhe General Training, me ushtrime të fokusuara në Reading, Listening, Writing dhe Speaking, si dhe me strategjitë e nevojshme për të arritur rezultatin që synoni.

Përgatitja për TOEFL

Përgatitje për TOEFL, duke zhvilluar anglishten akademike dhe aftësitë e nevojshme në Reading, Listening, Speaking dhe Writing.

Përgatitja për SAT

Përgatitje për Digital SAT, që përfshin Reading and Writing dhe Matematikë, me ushtrime dhe udhëzime për llojet e ndryshme të pyetjeve.

Përgatitja për provimet Cambridge English

Përgatitje për provimet Cambridge English, me ushtrime të përshtatura sipas aftësive që kërkon provimi, llojeve të pyetjeve dhe mënyrës së vlerësimit.

Përgatitja për APTIS

Përgatitje për APTIS, me fokus te përmirësimi i anglishtes, njohja e formatit të provimit dhe praktikimi i aftësive që kërkohen për nivelin që synoni.

Filloni me përgatitjen e duhur

Çdo kurs përgatitor fillon me një test diagnostikues i përshtatur për provimin që planifikoni të jepni.

Testi diagnostikues na ndihmon të përcaktojmë nivelin tuaj aktual dhe fushat ku duhet të përqendroheni më shumë. Më pas, një mësues diskuton me ju rezultatet, qëllimin tuaj, planet akademike dhe kohën që keni në dispozicion për përgatitje.

Mbi këtë bazë, ju rekomandojmë kursin dhe mënyrën e përgatitjes që ju përshtaten më mirë.

Provimi i duhur. Niveli i duhur. Përgatitja e duhur.

Çfarë përfshin kursi?

  • Mësues me përvojë në përgatitjen për provime
  • Strategji dhe ushtrime specifike për provimin
  • Detyra të ngjashme me ato të provimit, ushtrime me kohë dhe teste simulimi
  • Vlerësim individual dhe orientim mbi përparimin
  • Ushtrime në Writing dhe Speaking, sipas provimit
  • Përgatitje në grup ose individuale

Më shumë se sa një rezultat provimi

Një rezultat i lartë në një provim ndërkombëtar mund të jetë çelësi për studimet universitare, mundësitë për të studiuar jashtë vendit dhe zhvillimin profesional. Por përtej rezultatit të provimit, ajo që ka më shumë rëndësi është të jeni në gjendje ta përdorni anglishten me siguri në situata reale.

Në Lincoln, përgatitja nuk mbaron me provimin. Ne ju ndihmojmë të arrini rezultatin që ju nevojitet dhe të fitoni aftësitë dhe sigurinë për të përballuar me sukses studimet dhe mundësitë që ju presin në një mjedis ndërkombëtar.

Gati për të filluar?

Rezervoni testin diagnostik →

Nivelet:

A0
(Beginner)
A1
A2
B1
(Lower-Intermediate)
B1+
(Next Stage)