Programi Achieve! – Mbështetje pas shkolle

Ndihmojmë fëmijët të kapërcejnë vështirësitë në të nxënë dhe të kenë sukses

Çdo fëmijë mund të ketë sukses kur merr mbështetjen e duhur. Programi Achieve! i Lincoln mbështet fëmijët nga klasa e parë deri në klasën e pestë, veçanërisht ata që kanë vështirësi në të nxënë, përqendrim, organizim, kryerjen e detyrave ose për të ndjekur ritmin e shkollës.

Në një mjedis të sigurt, të kujdesshëm dhe të strukturuar, nxënësit marrin udhëzim individual për t’i ndihmuar të:

  • Përmirësojnë të kuptuarit e mësimeve dhe detyrave
  • Përfundojnë dy nivele të gjuhës angleze gjatë një viti akademik.
  • Fitojnë më shumë vetëbesim dhe pavarësi në të nxënë
  • Kryejnë detyrat e shtëpisë në mënyrë më efektive
  • Zhvillojnë përgjegjshmërinë, këmbënguljen dhe një qëndrim pozitiv ndaj të mësuarit

Achieve! mbështet edhe prindërit, duke u ofruar një partner të besueshëm në edukimin e fëmijës së tyre. Përmes komunikimit me prindërit dhe mësuesit, ne ndjekim përparimin, identifikojmë nevojat dhe ndihmojmë familjet të mbështesin më mirë fëmijët e tyre.

Më shumë se ndihmë për detyrat e shtëpisë, Achieve! i ndihmon fëmijët të ndërtojnë aftësitë dhe vetëbesimin që u nevojiten për të pasur sukses në shkollë dhe më tej.

Programi ofrohet çdo ditë, para ose pas shkollës.

Pyetjet më të shpeshta

1. Për cilët fëmijë është i përshtatshëm programi Achieve!?

Programi është për fëmijët nga klasa e parë deri në klasën e pestë, veçanërisht për ata që kanë nevojë për mbështetje shtesë në mësime, përqendrim, organizim ose kryerjen e detyrave.

2. A është Achieve! vetëm një program për detyrat e shtëpisë?

Jo. Përveç mbështetjes me detyrat, programi synon të përmirësojë aftësitë akademike, përqendrimin, zakonet e të mësuarit, vetëbesimin dhe pavarësinë e fëmijës. Gjithashtu, mësimi I gjuhës angleze është një pjesë e rëndësishme e programit, ku fëmijët përfundojnë dy nivele brenda një viti akademik.

3. Si ndihmohet një fëmijë që ka vështirësi në të nxënë?

Çdo fëmijë merr udhëzim dhe mbështetje sipas nevojave të tij, me fokus në identifikimin e vështirësive dhe zhvillimin e strategjive që e ndihmojnë të mësojë në mënyrë më efektive.

4. Si përfshihen prindërit në program?

Ne mbajmë komunikim të rregullt me prindërit për të diskutuar përparimin, nevojat dhe fushat ku fëmija mund të ketë nevojë për mbështetje të mëtejshme.

5. Kur zhvillohet programi?

Achieve! ofrohet çdo ditë, para ose pas orarit të shkollës, në një mjedis të sigurt, të strukturuar dhe mbështetës.

Nivelet:

A0
(Beginner)
A1
A2
B1
(Lower-Intermediate)
B1+
(Next Stage)