Programi i anglishtes GrapeSEED në qendrën Linkoln është një kurs për përvetësimin e hershëm të gjuhës, i hartuar për fëmijët e moshës 4 – 6 vjeç. Programi ndjek parimet e të nxënit të gjuhës si gjuhë amtare, duke ndihmuar fëmijët të përvetësojnë anglishten përmes komunikimit, lojës, këngëve, historive dhe aktiviteteve ndërvepruese, në vend që të mësojnë përmendësh.
Ne e zbuluam këtë program inovativ në Sendai, Japoni, dhe ishim të parët që e zbatuam atë në Evropë. Ai është hatuar duke ndërthurur kërkimet gjuhësore evropiane, pedagogjinë amerikane dhe inxhinierinë japoneze.
Nxënësit zhvillojnë gradualisht aftësinë për të menduar dhe komunikuar në anglisht, ndërkohë që përmirësojnë shqiptimin, fjalorin, si edhe aftësitë e të dëgjuarit dhe të folurit përmes ekspozimit të vazhdueshëm dhe praktikës së udhëzuar.
Mësimet ofrohen tre herë në javë dhe përfshijnë aktivitete shtesë mësimore që përforcojnë praktikën e gjuhës në shtëpi.