Ka ende kohë për t’u regjistruar në një kurs që mund t’ju ndryshojë jetën! →

Një kurs mund të hapë një derë të re, të rrisë vetëbesimin tuaj dhe të ndryshojë mënyrën se si e shihni të ardhmen.

Anglishtja e Biznesit në Lincoln

Anglishtja është kthyer në lingua franca (gjuhën e përbashkët) të botës së biznesit. Kompanitë dhe individët duhet të kenë rrjedhshmëri në anglisht për të konkuruar dhe për të patur sukses në tregun e sotëm. Anglishtja e Biznesit në Linkoln mbështet profesionistët nga niveli A1 deri në B2 duke përdorur serinë shumë të vlerësuar të teksteve mësimore Market Leader. Të nxënit pasurohet me materiale shtesë të personalizuara për të adresuar nevojat specifike të studentëve apo kompanive.

Avantazhet e Programit 

  • Mbulon nivelet A1–B2 me Market Leader, duke siguruar një përparim të qëndrueshëm nga anglishtja e biznesit e nivelit fillestar tek ajo e nivelit mbi – mesatar.
  • Skenarë biznesi nga bota reale, raste studimore dhe fjalor specifik për role të caktuara.
  • Materiale të personalizuara të hartuara për industrinë, rolin ose qëllimet e kompanisë suaj
  • Fokus praktik në komunikimin real të biznesit: takime, prezantime, negociata dhe email-e

Çfarë do të përfitoni:

Në përfundim të këtij programi, nxënësit do të jenë në gjendje:

Komunikojnë në mënyrë efektive dhe me vetëbesim në mjedise profesionale

Përdorin gjuhën e duhur të biznesit në kultura të ndryshme

Zbatojnë fjalorin dhe strategjitë specifike të industrisë në situata reale biznesi.

Nivelet:

A0
(Beginner)
A1
A2
B1
(Lower-Intermediate)
B1+
(Next Stage)