Ka ende kohë për t’u regjistruar në një kurs që mund t’ju ndryshojë jetën! →

Një kurs mund të hapë një derë të re, të rrisë vetëbesimin tuaj dhe të ndryshojë mënyrën se si e shihni të ardhmen.

American Empower – Nivelet B1+ deri në C1

Empower është një program modern i gjuhës angleze, i hartuar për të rriturit që duan të shkojnë përtej komunikimit bazë dhe të arrijnë një nivel më të lartë rrjedhshmërie dhe saktësie. Kursi gërsheton gjuhën e përditshme, aftësitë akademike dhe komunikimin profesional, duke i ndihmuar nxënësit të flasin më natyrshëm dhe me më vetëbesim në çdo situatë. Përmes aktiviteteve me një objektiv të mirëpërcaktuar, punës me gramatikën dhe praktikës së vazhdueshme për të arritur rrjedhshmërinë, studentët zhvillojnë aftësinë për të shprehur ide komplekse, për të marrë pjesë në diskutime dhe për të kuptuar tekste me nivel të lartë gjuhësor. Empower është ideal për studentët universitarë, profesionistët dhe për këdo që përgatitet për një karrierë jashtë vendit.

Çdo nivel përfshin 50 seanca 70 – minutëshe, duke u mundësuar studentëve të zhvillojnë aftësi të konsoliduara nga niveli B1+ deri në C1.

Nivelet e metodës:

B1+ → B2 (Niveli Mesatar) → C1 (Niveli i Avancuar) → Përgatitje për provime sipas kërkesave

Testi i Përcaktimit të Nivelit →

Çfarë do të përfitoni:

Në përfundim të këtij programi, nxënësit do të jenë në gjendje:

Pse ta zgjidhni këtë program?

Nivelet:

A0
(Beginner)
A1
A2
B1
(Lower-Intermediate)
B1+
(Next Stage)