Një Faqe Interneti e Re për t’ju Shërbyer më Mirë

1 Shtator, 2026

Një Faqe Interneti e Re për t’ju Shërbyer më Mirë

4 Minuta Lexim
Tabela e përmbajtjes

Prej gati tri dekadash, Lincoln Centers of Albania ka pasur një qëllim themelor: t’u shërbejë njerëzve mirë përmes trajnimeve.

Faqja jonë e re e internetit u krijua pikërisht me këtë qëllim në mendje.

Që kur hapëm dyert tona në Tiranë në vitin 1997, shumë gjëra kanë ndryshuar. Programet tona janë zgjeruar, ekipi ynë është rritur dhe më shumë se 100,000 certifikata të përfundimit me sukses të programeve tona u janë dhënë studentëve që kanë studiuar pranë nesh. Megjithatë, parimet që na kanë udhëhequr kanë mbetur të pandryshuara.         Ne besojmë se çdo njeri ka vlerë dhe dinjitet. Besojmë se edukimi mbart një përgjegjësi të madhe. Dhe besojmë se suksesi ynë duhet të matet, në fund të fundit, me suksesin e njerëzve të cilëve u shërbejmë.

Faqja jonë e re na jep një mundësi më të mirë për ta treguar këtë histori—dhe, më e rëndësishmja, për t’ju shërbyer edhe më mire.

Gjithçka në Një Vend

Faqja është krijuar për ta bërë më të thjeshtë gjetjen e trajnimit që ju nevojitet.

Prindërit mund të eksplorojnë programet për fëmijë. Adoleshentët dhe të rriturit mund të njihen me mundësitë e trajnimeve në gjuhë të huaja. Të huajt mund të mësojnë rreth programeve tona të gjuhës shqipe. Ndërsa bizneset dhe organizatat mund të njihen me mundësitë e trajnimeve profesionale dhe të personalizuara përmes Lincoln Results Academy.

Ju gjithashtu mund të mësoni më shumë rreth mësuesve e drejtuesve tanë, historisë sonë dhe The Lincoln Way™—parimeve që kanë udhëhequr mënyrën se si ne japim mësim, drejtojmë, vlerësojmë dhe u shërbejmë studentëve që prej ditëve të para të aktivitetit tonë.

Dëshirojmë që ju të dini jo vetëm çfarë ofron Lincoln, por kush jemi ne dhe çfarë na motivon.

Lincoln është një organizatë vetëfinancuese, jofitimprurëse. Ne nuk ekzistojmë për të gjeneruar fitime për aksionerët. Burimet tona i rikthehen misionit tonë dhe përdoren për t’u shërbyer studentëve, familjeve, profesionistëve dhe organizatave. Kjo veçori ka qenë pjesë e identitetit të Lincoln-it që prej fillimit.

Një Mënyrë më e Thjeshtë për të Filluar

Donim që faqja e re ta bënte edhe më të lehtë komunikimin dhe fillimin e një programi pranë Lincoln-it.

Në vend që të kërkoni gjatë për informacionin e duhur apo të pyesni veten se me kë duhet të kontaktoni, tashmë ju mund të eksploroni programet, të identifikoni trajnimin që i përshtatet më mirë nevojave tuaja dhe të nisni procesin e regjistrimit online. Më pas, stafi ynë do t’ju ndihmojë të gjeni programin, nivelin, orarin dhe hapat e mëtejshëm që duhet të ndiqni.

Sigurisht, teknologjia nuk do ta zëvendësojë kurrë shërbimin dhe kujdesin personal në Lincoln. Ajo do ta bëjë atë edhe më të mirë.

Më Shumë se një Faqe Interneti

Ka edhe një tjetër risi të rëndësishme.

Dëshirojmë që kjo faqe të jetë një burim i dobishëm informacioni, jo thjesht një broshurë online. Për këtë arsye, do të publikojmë rregullisht artikuj dhe materiale të reja që synojnë t’u shërbejnë studentëve, prindërve, klientëve tanë profesionalë dhe të gjithë miqve të Lincoln-it.

Do të ndajmë këshilla praktike për mësimin e gjuhëve të huaja, edukimin, zhvillimin profesional, studimet jashtë vendit, aftësitë për tregun e punës, programet e reja të Lincoln-it dhe tema të tjera që mund t’ju ndihmojnë ju dhe familjen tuaj të vazhdoni të mësoni dhe të zhvilloheni.

Prandaj, ju ftojmë të na vizitoni përsëri.

Faqja jonë e internetit mund të jetë e re, por përkushtimi ynë nuk është.

Që nga viti 1997, Lincoln është përpjekur të ofrojë trajnimin që ju nevojitet, nga njerëzit që besoni.

Kjo faqe e re interneti është thjesht një tjetër mënyrë për ta bërë këtë edhe më mirë.

Si gjithmonë, nëse keni ndonjë pyetje, ne jemi këtu për t’ju shërbyer.

~ Robb Provost

19.08.2026

Facebook
X
LinkedIn
Email

Postime të ngjashme

Sot, korridoret e qendrave Lincoln u mbushën përsëri me zërat e fëmijëve.

10 Shtator, 2026

Në Lincoln gjithmonë kemi besuar se mësuesi bën diferencën. Një program i

2 Shtator, 2026

Prej gati tri dekadash, Lincoln Centers of Albania ka pasur një qëllim

1 Shtator, 2026

E ardhmja juaj fillon sot!

Ata që arrijnë rezultatet më të larta janë njerëz të veprimit.

Ata ndjekin kurse shtesë. Ata lexojnë. Ata punojnë vazhdimisht për të përmirësuar veten. Hidheni hapin tjetër dhe regjistrohuni sot në një kurs pranë Lincoln-it.